Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Faton Peci për tenderin që ju dha shtetasit serb: Pse kjo zhurmë për boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

14/05/2025 - 19:03
në Lajme
A A
“Kosova shtet i përkohshëm”, Peci: Të gjithë duhet të distancohen nga deklaratat e dëmshme të Liburn Aliut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj pretendimeve që janë ngritur ditëve të fundit për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore në Drenas. Ai i ka cilësuar këto pretendime si shpifje dhe dezinformim të qëllimshëm.

Peci përmes një postimi publik ka sqaruar se fabrika është dhënë me qira për interes publik një konsorciumi italiano-kosovar, në bazë të një procedure ligjore dhe transparente.

“U përballëm me shpifje karshi funksionalizimit të kësaj fabrike. E para ishte pretendimi se mungonte baza ligjore – e demantuam. E dyta, se nuk ishte konsorcium – u vërtetua që është. Të tjerat ishin interpretim tendencioz i dokumenteve dhe përpjekje për të krijuar një narrativë të rreme”, shkroi Peci.

Ai thekson se janë cituar gabimisht dokumente që lidhen me një pronë në Ulpianë dhe janë përdorur për të ngritur dyshime për tokën në Drenas, pjesë e së cilës thotë se është moçal.

Ministri në detyrë thekson se Qeveria e Kosovës nuk ka as kompetencë dhe as autoritet ligjor të kontrollojë marrëdhëniet kontraktuale të shit-blerjes së aksioneve brenda një kompanie.

“Nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë që të jetë në rrjedha të çdo transaksioni. Procesi i regjistrimit në ARBK kërkon përfaqësues të kompanisë, jo edhe të dhëna për nacionalitetin e aksionarëve”, thotë ai.

Sipas tij, përqendrimi i vëmendjes në përkatësinë etnike të njërit prej aksionarëve është i rrezikshëm dhe i padrejtë.

“Nëse aksionari quhej Muhamed Ragipi, shqiptar nga Lugina por shtetas i Serbisë, a do të kishte jehonë të tillë lajmi? Jo. Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?”

Peci ka ftuar gazetarët investigativë që të hulumtojnë procedurat e dhënies me qira dhe funksionalizimit të fabrikës, por ka theksuar se nuk ka asnjë shkelje ligjore që mund të justifikojë akuzat që janë bërë.

“Të njëjtit le ta gjejnë bazën ligjore që mundëson eliminimin e konkurrencës për shkak të shtetësisë së një aksionari. Kjo do të përbënte shkelje të rëndë ligjore dhe qasje diskriminuese”, deklaroi ai.

Peci përfundon duke paralajmëruar se do të jetë i gatshëm për sqarime publike në çdo studio televizive që nga dita e nesërme.

JU REKOMANDOJMË

Vlora Çitaku uron Edi Ramën me foton që e ka shkrepur dora e Hashim Thaçit
Lajme

Vlora Çitaku uron Edi Ramën me foton që e ka shkrepur dora e Hashim Thaçit

14/05/2025 - 22:58
Vjedhje në Viva Fresh në Prishtinë – “avullohen” produkte luksoze në vlerë prej 100 euro
Lajme

Vjedhje në Viva Fresh në Prishtinë – “avullohen” produkte luksoze në vlerë prej 100 euro

14/05/2025 - 22:46
“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut
Kryesore

Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

14/05/2025 - 22:37
Zbritje e madhe në Market FLORENTI
Lajme

Zbritje e madhe në Market FLORENTI

14/05/2025 - 22:21
“Këta dojnë pushtet absolut për veti – mujnë me e hjekë Albulenën edhe mos me dalë keq” – Kuçi thotë se Kurti po manipulon opinionin publiku
Lajme

“Këta dojnë pushtet absolut për veti – mujnë me e hjekë Albulenën edhe mos me dalë keq” – Kuçi thotë se Kurti po manipulon opinionin publiku

14/05/2025 - 22:10
Berisha: S’kam marrëveshje me VV-në, nuk do ta votojë një qeveri të propozuar nga Albin Kurti
Kryesore

Berisha: S’kam marrëveshje me VV-në, nuk do ta votojë një qeveri të propozuar nga Albin Kurti

14/05/2025 - 21:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Të shtënat me kallashnikov te Rruga B, ky është i dyshuari që po e kërkon Policia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Reagon Faton Peci për tenderin që ju dha shtetasit serb: Pse kjo zhurmë për boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Një kompani serbe prapa kontratës së Ministrisë së Bujqësisë, Peci vihet në siklet të madh në intervistë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë