Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon kompania e ujit “Rugova”: Mostra e ujit u testua sërish nga autoritetet maqedonase, uji është i pastër e i pijshëm (Dokument)

04/03/2025 - 19:44
në Kryesore, Lajme
A A
Maqedonia e Veriut gjen bakter në një mostër uji “Rugove” nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot u raportua se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonsë së Veriut është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji nga shteti fqinj, më saktësisht në ujin e kompanisë “Rugova”.

Kjo kompani pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar përmes një komunikate për media.

Kompania e ujit “Rugova” ka thënë se me datë 12 shkurt gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar testet, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Nga kompania kanë thënë se kanë kërkuar edhe një testim nga autoritetet maqedonase të të njëjtës mostër dhe sipas tyre gjithçka ka dalë në rregull.

Ata kanë bashkangjitur edhe dokumentet e testimeve.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA
04.03.2025
Prishtinë

Në lidhje me raportimin e bërë nga një agjenci e lajmeve në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit tonë të eksportuar, dëshirojmë të sqarojmë dhe të japim një pasqyrë të plotë të situatës.

Ujë Rugove eksporton produktet e saj në Maqedoninë e Veriut përmes distributorit të autorizuar, Dauti Komerc. Para hyrjes në këtë treg, ne kemi kaluar një proces rigoroz licencimi dyvjeçar, duke përmbushur të gjitha kërkesat burokratike dhe standardet e vendosura nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, jemi në vitin e tretë të operimit në këtë treg pa asnjë problem dhe me një standard të lartë cilësie.

Më datë 12 shkurt, gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar testet. Lidhur me mostrën e analizuar, dëshirojmë të sqarojmë se:

– Mostra në fjalë ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar para se produkti të hidhej në treg

– Sipas legjislacionit në fuqi, pas një analize fillestare, ne kërkuam që e njëjta mostër të testohej përsëri nga autoritetet përkatëse maqedonase. Rezultatet e analizës së dytë konfirmuan se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem cilësor. Bashkangjitur e gjeni analizën e suksesshme te Institutit maqedonas të certifikuar Food Lab që e vërteton këtë.

Uji Rugove i nënshtrohet kontrolleve të përditshme nga laboratori ynë i brendshëm, disa herë brenda ditës – në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Përveç kësaj, produktet tona certifikohen rregullisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, duke garantuar sigurinë dhe cilësinë maksimale.

Gjithashtu, Ujë Rugove eksporton produktet e tij në disa tregje ndërkombëtare, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Gjermaninë, Zvicrën, Arabinë Saudite, Austrinë, Anglinë, Amerikën, si dhe bazat ushtarake të NATO-s në Evropën Juglindore. Çdo eksport i yni i nënshtrohet analizave strikte te AUVK (Agjensioi i Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës) si dhe analizave të shteteve respektive, ku çdo herë i ka kaluar me sukses të gjitha testimet.

Për këtë arsye, çdo interpretim që vë në dyshim cilësinë dhe sigurinë e ujit tonë është i pabazuar dhe i pavërtetë. Jemi të përkushtuar të ofrojmë vetëm produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët tanë, kudo ku operojmë dhe për këtë sigurojmë qytetarët që asnjë shishe e ujit nuk hidhet në treg pa i kaluar të gjitha testimet laboratorike.

Ftojmë të gjitha mediet të bazohen në të dhënat dhe analizat e plota shkencore dhe të shmangin keqinformimin.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Kryesore

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

11/01/2026 - 22:46
Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal
Kryesore

Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal

11/01/2026 - 22:29
Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
Kryesore

Policia e Kosovës arreston dy serbë për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

11/01/2026 - 21:15
Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së
Lajme

Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11/01/2026 - 21:13
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Rrëzimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, Abazi e quan Kurtin “superkriminel”

11/01/2026 - 20:51
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë