Kompania e autobusëve “Meti Comerc” përmes një komunikate publike ka reaguar lidhur me rastin e gjetjes se armëve në një porosi në autobusin e tyre nga autoritetet hungareze.
Kjo kompani ka thënë se ata as nuk janë të përfshirë në rast e nuk janë as të dyshuar, pasi arma u gjet në porosinë e një klienti i cili nuk po udhëtonte me autobus në momentin e gjetjes së armëve.
Kompania ka sqaruar se stafi menjëherë ka njoftuar policinë për identitetin e dërguesit dhe marrësit të porosisë, si dhe veprimin e njëjtë e kanë bërë edhe në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Autobusi dhe stafi kanë vazhduar rrugën të lirë pa asnjë masë kufizuese. Ashtu sikurse ka thënë Policia Hungareze në qëndrimin e tyre zyrtar, se armët janë gjetur në një porosi të klientit. Për të njëjtën gjë mund të pyesni edhe në policinë e Kosovës për të marrë konfirmim mbi identitetin e të dyshuarit.” – thuhet në njoftimin e kompanisë.
Njoftimi i plotë:
Kompania Meti nuk është e përfshirë ne rast dhe nuk është as e dyshuar
Ne si kompani për transportin e ushtëtarëve në linja ndërkombëtare, marrim dhe dërgojmë porosi për klientët tanë në dy drejtimet. Në linjën e rregullt në drejtim të Evropës, gjatë kalimit të kufirit në Hungari, në kontroll të rregullt të pasagjereve dhe bagazheve. Në një porosi të klientit janë gjetur armë. Stafi ynë menjëherë ka njoftuar policinë për identitetin e dërguesit dhe marrësit të porosisë, të njëjtin veprim e kemi bërë edhe ne Policinë e Kosovës. Autobusi dhe stafi kanë vazhduar rrugën të lirë pa asnjë masë kufizuese. Ashtu sikurse ka thënë Policia Hungareze në qëndrimin e tyre zyrtar, se armët janë gjetur në një porosi të klientit. Për të njëjtën gjë mund të pyesni edhe në policinë e Kosovës për të marrë konfirmim mbi identitetin e të dyshuarit.
Kompania dhe stafi ynë nuk kanë të bëjnë me rastin.













