Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon LDK-ja: Ne jemi partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende kërkojnë drejtësi

05/10/2026 - 18:48
në Lajme
A A
Reagon LDK-ja: Ne jemi partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende kërkojnë drejtësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi thotë se i janë vendosur emrat e deputeteve të saj në një rresht me deputetët e Listës Serbe.

Në reagim thuhet nuk shantazhohet me etiketime dhe kërcënime.

Tutje në reagim thuhet se janë partia e Ibrahim Rugovës dhe veprimtarëve të vrarë.

LDK ka shtuar se Lufta e UÇK-së është e shenjtë, ndërsa kërkimi i drejtësisë për viktimat është detyrim i patjetërsueshëm.

Komunikata e plotë:

REAGIM I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik.

Mesazhi ynë është i qartë, LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla.

Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës. Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë.

Po aq qartë, LDK nuk e braktis identitetin e vet ekzistencial. Jemi partia e Ibrahim Rugovës, e lirisë, e pavarësisë dhe e orientimit perëndimor të Kosovës. Jemi edhe partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende presin drejtësi. Askush nuk mund të na kërkojë ta harrojmë këtë pjesë të historisë sonë, aq më pak të na kërcënojë pse kërkojmë drejtësi.

Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Kërkimi i drejtësisë për viktimat është detyrim i patjetërsueshëm. Kosova duhet t’i mbrojë të dyja, me të vërtetën, me shtetin dhe me përgjegjësi.

LDK-së nuk i caktohet qëndrimi me shantazh. Dhe nuk i merret identiteti me kërcënim.

U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre të tregojnë përgjegjësi dhe të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e përkrahësit e tyre. Të ndalin gjuhën e linçimit dhe të mos e kthejnë këtë çështje në betejë kundër njëri-tjetrit. Dallimet për rrugën që duhet ndjekur nuk na bëjnë armiq. Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkëpunim; nxitja e urrejtjes mes nesh vetëm e dobëson atë.

JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni”, protestuesit do të tentojnë të thyejnë kordonin policor

“Hajdeni”, protestuesit do të tentojnë të thyejnë kordonin policor
05/10/2026 - 18:34

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, ku ndodhen edhe deputetët, ndërsa situata është tensionuar. Protestuesit, të cilët po kërkojnë votimin në lexim të dytë të Projektligjit...

Më shumëDetails

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Blerta Deliu shkruan pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Hamzës

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, Blerta Deliu shkruan pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Hamzës
05/10/2026 - 18:28

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, kështu ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, pasi ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzën. Ajo tha se nuk ka...

Më shumëDetails

S’ka marrëveshje mes Kurtit e Hamzës

Hamza flet për takimin me Kurtin: I mundshëm
05/10/2026 - 18:24

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, gjatë takimit mes dyshes nuk...

Më shumëDetails

Dejona Mihali: O anëtarë të PDK-së, sulmoni sa të doni se nuk ia lehtësoni dënimin dikujt, po ia forconi tezën Speciales

Dejona Mihali: O anëtarë të PDK-së, sulmoni sa të doni se nuk ia lehtësoni dënimin dikujt, po ia forconi tezën Speciales
05/10/2026 - 18:20

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali i ka identifikuar si “anëtarë të PDK-së” ata që tha se po sulmojnë jashtë institucioneve kryesore të shtetit. Mihali tha...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza

LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza
05/10/2026 - 18:16

Ka përfunduar takimi i pasdites mes kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Takimi ka përfunduar para pak minutave, ndërkaq asnjëri nuk janë...

Më shumëDetails

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic
05/10/2026 - 17:33

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, i ka kapërcyer me vrull dy rrethojat te Kuvendi. Ai e ka frikësuar pak një polic brenda oborrit të Kuvendit, i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    913 Shpërndaje
    Shpërndaje 365 Tweet 228
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë