Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Muja pas mbylljes së qumështores “Vita”: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë

02/07/2026 - 19:13
në Lajme
A A
Reagon Muja pas mbylljes së qumështores “Vita”: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka reaguar pas kontrolleve të zhvilluara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në kompaninë “Vita”, duke thënë se veprimet janë pjesë e mandatit të rregullt ligjor të institucionit.

Muja theksoi se siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë operatorët ekonomikë dhe se qytetarët kanë të drejtë të dinë cilësinë e produkteve që konsumojnë.

Ai bëri të ditur se kontrollet e AUV-së në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit kanë për qëllim verifikimin e respektimit të legjislacionit në fuqi, standardeve të sigurisë ushqimore, si dhe përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore.

Postimi i tij i plotë:

Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë. Qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë për të cilat edhe paguajnë.

Kontrollet që po zhvillon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit janë pjesë e mandatit të saj të rregullt ligjor për të mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Njëjtë edhe kjo sot në kompaninë ‘Vita’

Këto veprime kryhen për të verifikuar respektimin e protokolleve të prodhimit, shkallën e zbatimit të normave ligjore, licencave dhe autorizimeve, si dhe përputhshmërinë e operatorëve ekonomik me kërkesat ligjore.

Qëllimi i vetëm i këtyre kontrolleve është mbrojtja e interesit publik. Ato shërbejnë për të garantuar sigurinë e ushqimit, për të mbrojtur konsumatorët dhe për të siguruar kushte të drejta për prodhuesit dhe përpunuesit që respektojnë ligjin.

AUV ushtron të njëjtin mandat në të gjitha segmentet e industrisë ushqimore. Kontrollet zyrtare zhvillohen ndaj operatorëve ekonomik pa dallim sektori, madhësie apo pozite në treg, sepse zbatimi i ligjit duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Një sistem i besueshëm i kontrollit ushqimor ndërton besim te konsumatorët, mbron prodhimin vendor dhe forcon konkurrencën e ndershme në treg. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Mustafa: Qeveria po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Mustafa i PDK-së: Detyrimi për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje – dëshmi e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend
02/07/2026 - 20:09

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas zhvillimeve rreth qumështores “VITA”, duke kritikuar ashpër qasjen e institucioneve shtetërore ndaj prodhuesve vendorë....

Më shumëDetails

Haradinaj: Goditja ndaj VITA-s është goditje ndaj prodhimit vendor dhe fermerëve të Kosovës

Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
02/07/2026 - 19:56

Ish-kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj mbylljes së qumështores VITA, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe...

Më shumëDetails

Drejtori i qumështores Vita: Ministër je t’u e shkatërru një punë për një ditë që është ndërtu që 27 vjet

Drejtori i qumështores Vita: Ministër je t’u e shkatërru një punë për një ditë që është ndërtu që 27 vjet
02/07/2026 - 19:42

25 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pa asnjë paralajmërim ia kanë mësyrë sot fabrikës së qushmtit “Vita” në Istog. Drejtori i VITA-s në Istog, Artan Spahija,...

Më shumëDetails

Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh
02/07/2026 - 19:20

Në Podujevë sot ndodhi një përleshje e armatosur që la katër persona të plagosur, përfshirë edhe një kalimtar të rastit. Duke folur në emisionin “Gazeta”, gazetarja e Kanal...

Më shumëDetails

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit
02/07/2026 - 18:59

“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë,...

Më shumëDetails

Pushteti i Albin Kurtit përmes Armend Mujës i hakmerret Devollëve, mbyllet qumështorja “Vita”

Pushteti i Albin Kurtit përmes Armend Mujës i hakmerret Devollëve, mbyllet qumështorja “Vita”
02/07/2026 - 18:44

Qumshtorja Vita tashmë është mbyllur. Kjo është bërë e ditur nga ana e Drejtorit Artan Spahiu. Ai për Indeksonline ka thënë se qumështorja do të jetë e mbyllur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4