Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon nënkryetari i Gjakovës i akuzuar se kompania e tij fitoi tenderë nga komuna në vlerë rreth gjysmë milioni

01/11/2025 - 18:05
në Lajme
A A
Si u dhanë afro gjysmë milioni euro tenderë nga Komuna e Gjakovës për kompaninë e themeluar nga nënkryetari i saj?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, ka reaguar pas publikimit të një postimi nga Lëvizja Vetëvendosje-Dega në Gjakovë, në të cilin përmendet emri i tij dhe kompania “Dreni”, e themeluar nga ai. Fetahaj ka mohuar kategorikisht pretendimet e Vetëvendosjes, duke i cilësuar ato si shpifje të qëllimshme dhe të pavërteta.

Në reagimin e tij publik, Fetahaj thekson se kontratat për të cilat flet Vetëvendosja janë nënshkruar vite më parë, përfshirë edhe periudhën kur Komunën e Gjakovës e ka udhëhequr Mimoza Kusari-Lila. Sipas tij, të gjitha procedurat janë zhvilluar në mënyrë të rregullt ligjore, transparente dhe në përputhje të plotë me rregullat e prokurimit publik.

Fetahaj ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë çdo pretendim të ngritur dhe të kontrollojë llogaritë bankare të të gjithë familjarëve të tij, për të vërtetuar, siç thotë ai, se nuk ekziston asnjë interes personal apo përfitim i paligjshëm.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Reagim ndaj shpifjeve të Lëvizjes Vetëvendosje – Gjakovë

Postimi i publikuar mbrëmë nga Lëvizja Vetëvendosje-Gjakovë, në të cilin përmendet emri im dhe kompania “Dreni”, është plotësisht i pavërtetë dhe përmban shpifje të qëllimshme.

Kontratat të cilave i referohen janë nënshkruar vite më parë, përfshirë edhe periudhat kur Komunën e Gjakovës e ka udhëhequr znj. Mimoza Kusari Lila. Të gjitha janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta ligjore, në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me rregullat e prokurimit publik.

Aktualisht në Komunën e Gjakovës operojnë rreth 11 deri në 13 operatorë ekonomikë që kryejnë transportin e nxënësve në relacione të ndryshme.

Ftoj publikisht Prokurorinë e Shtetit që të hetojë çdo pretendim dhe të kontrollojë llogaritë bankare të të gjithë familjarëve të mi, në mënyrë që të vërtetohet se nuk ekziston asnjë interes personal apo përfitim i paligjshëm.

Nga ky moment, Lëvizja Vetëvendosje – Gjakovë dhe personat përgjegjës për publikimin e këtij lajmi shpifës do të paditen në mënyrë zyrtare për shpifje dhe dëmtim të imazhit tim personal dhe institucional.

E vërteta nuk frikësohet nga hetimi.

Shpifja po.”

Akuza e Lëvizjes Vetëvendosje-Gjakovë ndaj Flamur Fetahajt

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje-Dega në Gjakovë ka publikuar një postim ku akuzon nënkryetarin e Komunës, Flamur Fetahaj, për konflikt interesi, duke pretenduar se kompania “Dreni”, e themeluar nga ai, ka përfituar disa tenderë nga Komuna e Gjakovës me një vlerë të përgjithshme afër gjysmë milioni euro.

Sipas Vetëvendosjes, këto kontrata janë dhënë kryesisht për shërbime transporti, ndërkohë që në faqen zyrtare të Komunës, Fetahaj figuron si nënkryetar nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini.

Në dokumentet zyrtare të deklarimit të pasurisë, Fetahaj ka deklaruar se është themelues dhe menaxher i kompanisë “Dreni”. Vetëvendosja thekson se në vitin 2020 ai ka deklaruar se nga kjo kompani merr të ardhura vetëm djali i tij, por në vitin 2021-kur është emëruar nënkryetar-kompania është deklaruar në emër të Gëzim Lulajt, për të cilin, sipas Vetëvendosjes, ka qenë shofer i Fetahajt.

Në platformën e e-prokurimit, figurojnë disa kontrata të kompanisë N.P.SH. “Dreni”, të gjitha të lidhura me Komunën e Gjakovës.

Sipas LVV-së, pas vitit 2021, kompania “Dreni” është “shpërblyer” me kontrata që arrijnë vlerën e afro gjysmë milioni euro, duke ngritur dyshime për favorizime dhe konflikt interesi.

JU REKOMANDOJMË

Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci
Kryesore

Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci

01/11/2025 - 22:45
Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Kryesore

Deklarata e Kurtit për buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kërcënoi hapur qytetarët- me 9 nëntor e kupton që populli nuk nënshtrohet

01/11/2025 - 22:05
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit
Lajme

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

01/11/2025 - 21:50
Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike
Lajme

Dodik pa sanksione: A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje?

01/11/2025 - 21:24
NISMA do t’i dëgjojë ofertat e Kurtit, por ia bën me dije kërkesën -Limaj Kryeparlmentar
Lajme

Limaj: Partitë e mëdha shqiptare në takimin me Osmanin s’patën interes për formim të Qeverisë

01/11/2025 - 21:22
Mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarët e Agron Kuçit, toka s’është tani e punuar
Lajme

Mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarët e Agron Kuçit, toka s’është tani e punuar

01/11/2025 - 21:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

    Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pushteti nis “gjahun” ndaj përkrahësve të Arian Tahirit, ia vendos shiritat pak ditë para zgjedhjeve

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përleshje masive në Vushtrri: Pesë persona përfshihen në rrahje, dy bëhen për spital

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ujësjellësi i Mitrovicës bën publik një njoftim që ka marrë nga Ibër-Lepenci

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë