Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza për shpëlarje parash e falsifikim të dokumenteve ku përfshihet Ekrem Lluka me djalë, reagon Grupi Dukagjini: Të përkushtuar ndaj ligjit, pavarësisht sulmeve dhe akuzave të fabrikuara

14/12/2024 - 21:58
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza për shpëlarje parash e falsifikim të dokumenteve ku përfshihet Ekrem Lluka me djalë, reagon Grupi Dukagjini: Të përkushtuar ndaj ligjit, pavarësisht sulmeve dhe akuzave të fabrikuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grupi Dukagjini ka reaguar pas raportimeve në media se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale – falsifikimi i dokumentave, dhe – shpëlarje e parave.

Në reagimin e Grupit Dukagjinit “Në lidhje me të do të deklarohemi në gjykatë. Aty do të dëshmojmë jo vetëm pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të vet, por edhe persekutimin personal dhe të kundërligjshëm të cilit i janë nënshtruar gjatë tre viteve të hetimit të kësaj çështje.

Ky reagim i Grupit Dukagjini vjen pas raportimeve mediale se ndaj pronarit të kësaj kompanie, Ekrem Lluka dhe djalit të tij, Korabit, prokuroria ka ngritur aktakuzë, të cilën mund ta lexoni në linqet në fund të këtij artikulli.

Reagimi i plotë:

Grupi Dukagjini ka qenë dhe do të mbetet një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke kontribuar fuqishëm në buxhetin e Republikës së Kosovës. Gjatë periudhës kohore 1999 – 2024, Grupi Dukagjini dhe kompanitë e veta bija, i kanë kontribuar arkës së shtetit me mbi 250 mil EURO, të paguara në emër të tatimeve direkte dhe indirekte.

Ky kontribut i Grupit Dukagjini për buxhetin e Republikës së Kosovës është tregues jo vetëm i suksesit tonë afarist, por edhe i përkushtimit tonë për zbatim të ligjit.

Për fat të keq, një sukses i tillë nuk është i mirëseardhur për të gjithë. Në pamundësi për të konkurruar me ne në tregun e hapur, dashakëqinjtë përpiqen të na dëmtojnë me akuza të fabrikuara. Po sipas të njëjtës metodë, në mungesë të provave për këto akuza, veglat e këtyre dashakëqinjëve, përipiqen të krijojnë epërsi të padrejtë në opinionin publik me komunikata sezasionaliste të pavërteta dhe me rrjedhje të informatave të gjymtuara.

Asnjë nga këto përpjekje të kundërligjshme nuk do të na zbrapsim nga përkushtimi ynë për të vazhduar punën tonë, për t’iu shërbyer konsumatorëve, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë, që na besojnë përreth 40 vite. Aktakuzën që është raportuar se është ngritur kundër njërës nga 11 kompanive tona, dhe drejtuesve të saj, nuk e kemi pranuar.

Në lidhje me të do të deklarohemi në Gjykatë. Aty do të dëshmojmë jo vetëm pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të saj, por edhe persekutimin personal dhe të kundërligjshëm të cilit i janë nënshtruar gjatë tre viteve të hetimit të kësaj çështjeje. Duke marrë parasysh se aktakuza dhe fushata mediale e orkestruar nga kundërshtarët tanë po synon të na dënoj pa gjyq, kërkojmë nga Gjykata që procedura gjyqësore të filloj sa më parë. Me besim të plotë në drejtësi dhe pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të saj, i ftojmë të gjitha mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që aktivisht dhe sistematikisht ta monitorojnë këtë proces gjyqësor.

Ndryshe, Veriu.info ka shkruar lidhur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila prekë disa emra të korporatave që kanë në pronësi edhe media në Kosovë, përfshirë Ekrem e Korab Llukën të Kompanisë Dukagjini.

Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave

Edhe djali i Ekrem Llukës, Korabi, pjesë e aktakuzës për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave

Aktakuza e Prokurorisë Speciale që prek pronarët e mediave, Ekrem Lluka dhe Klodian Allajbeu

JU REKOMANDOJMË

Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Po cenoni pavarësinë e gjyqësorit
Kryesore

Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Po cenoni pavarësinë e gjyqësorit

16/07/2025 - 09:55
LAJMI I FUNDIT: Bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit

16/07/2025 - 09:54
Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona
Kuriozitete

Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona

16/07/2025 - 09:52
Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
Lajme

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në

16/07/2025 - 09:49
Jakup Krasniqit iu bën 15 vite në burg, djali i tij: Nuk është e lehtë, ai më lehtë e ka pasur ta pranojë burgun e Jugosllavisë
Lajme

Jakup Krasniqit iu bën 15 vite në burg, djali i tij: Nuk është e lehtë, ai më lehtë e ka pasur ta pranojë burgun e Jugosllavisë

16/07/2025 - 09:48
Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor
Lajme

Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor

16/07/2025 - 09:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë