Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reçica i PDK-së: Ferati shpifi se Rama publikoi foto me mua në zgjedhje, të mos ma përdor emrin për sulme brenda partisë

25/06/2026 - 10:09
në Lajme
A A
Reçica i PDK-së: Ferati shpifi se Rama publikoi foto me mua në zgjedhje, të mos ma përdor emrin për sulme brenda partisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Elmi Reçica i ka reaguar kryetarit të Istogut dhe të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në atë komunë, Ilir Feratit, i cili tha mbrëmë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte publikuar fotografi me deputetin e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës në ditën e zgjedhjeve.

Reçica i quajti “të pavërteta dhe shpifëse” deklaratat e Feratit në Kanal 10.

“Me keqardhje kam përcjellë deklaratat e pavërteta dhe shpifëse të bëra nga Ilir Ferati në emisionin Politiko në Kanal 10, ku ka pretenduar se kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në ditën e zgjedhjeve ka publikuar fotografi me mua. Ky pretendim është tërësisht i rremë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Reçica tha se ai dhe PDK-ja janë “të interesuar që LDK-ja të jetë një parti stabile dhe e qëndrueshme, sepse i duhet vendit dhe demokracisë sonë”.

“Zhvillimet e brendshme në LDK janë çështje ekskluzive e tyre dhe nuk lejoj në asnjë mënyrë që emri im të përdoret për shpifje, manipulime apo sulme politike ndaj kujtdo brenda asaj partie”, shtoi ai.

Ai tha se e vërteta “është shumë e thjeshtë”.

“Me Perparim Ramën jam takuar më 28 maj, në ceremoninë përkujtimore e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Kryeqytetit me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Në atë ngjarje, të organizuar me përkushtim të veçantë, Perparim Rama mbajti një fjalim ekciklopedik kushtuar veprës dhe sakrificës së heronjve tanë. Fotografia e publikuar i përket pikërisht atij organizimi dhe jo ditës së zgjedhjeve, siç është pretenduar në mënyrë të pavërtetë nga Ilir Ferati”, shkroi ai.

Reçica i bëri thirrje Feratit që “ta demantojë këtë shpifje”.

“I bëj thirrje Ilir Feratit që ta demantojë këtë shpifje dhe këtë të pavërtetë, si dhe të mos e keqpërdorë emrin tim në betejat e tyre të brendshme politike”, shkroi ai.

Ai bashkëngjiti një video të asaj dite, e cila, siç tha, “dëshmon qartë të vërtetën dhe i hedh poshtë pretendimet e bëra nga Ilir Ferati”.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Rutte përpiqet ta bindë Trumpin për ruajtjen e NATO-s

Rutte përpiqet ta bindë Trumpin për ruajtjen e NATO-s
25/06/2026 - 11:08

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, po rendiste një sërë ankesash ndaj aleatëve të NATO-s të mërkurën pasdite në Zyrën Ovale, kur Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte,...

Më shumëDetails

Armët dhe municioni i kapur në Zubin Potok, intervistohet edhe i dyshuari i dytë

Armët dhe municioni i kapur në Zubin Potok, intervistohet edhe i dyshuari i dytë
25/06/2026 - 11:05

Policia e Kosovës katër ditë më parë realizoi kontrolle në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, ku u gjetën dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete...

Më shumëDetails

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare sapo të përfundojë shqyrtimi i ankesave

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare sapo të përfundojë shqyrtimi i ankesave
25/06/2026 - 11:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale nis hetimet për furnizimin 7 vjeçar me kerozinë të Aeroportit nga EXFIS’i Isa Muharremit, që e financoi VV-në në fushatë

Prokuroria Speciale nis hetimet për furnizimin 7 vjeçar me kerozinë të Aeroportit nga EXFIS’i Isa Muharremit, që e financoi VV-në në fushatë
25/06/2026 - 10:40

Prokuroria Speciale e Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës ta hetojë kontratën favorizuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) me kompaninë private “EXFIS” për furnizimin 7-vjeçar...

Më shumëDetails

Deklarata për Përparim Ramën, Gecaj i reagon Ilir Feratit: E pavërtetë, turp të sulmohet ai që na e zbardhi fytyrën në Prishtinë

Deklarata për Përparim Ramën, Gecaj i reagon Ilir Feratit: E pavërtetë, turp të sulmohet ai që na e zbardhi fytyrën në Prishtinë
25/06/2026 - 10:34

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, lidhur me deklaratën e tij se Përparim Rama është takuar me Elmi Reçicën e PDK-së...

Më shumëDetails

Haziri: Stabiliteti institucional s’do të thotë patjetër koalicion qeverisës, duhet bashkëpunim politik

Haziri: Stabiliteti institucional s’do të thotë patjetër koalicion qeverisës, duhet bashkëpunim politik
25/06/2026 - 10:28

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se stabiliteti institucional në Kosovë nuk nënkupton domosdoshmërisht koalicion qeverisës, por kërkon bashkëpunim më të gjerë politik për zhbllokimin e proceseve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mbi 6 mijë shoferë pa të drejtë drejtimi, ngrihen dilema për konfiskimin e patentë-shoferëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë