Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reeker: S’do ta shihni SHBA-në të angazhuar direkt në rajonin e Ballkanit Perëndimor siç ishte këto 30 vjet, s’e kanë fokusin as në Evropë e as rajon

05/06/2025 - 17:04
në Kryesore, Lajme
A A
Reeker: S’do ta shihni SHBA-në të angazhuar direkt në rajonin e Ballkanit Perëndimor siç ishte këto 30 vjet, s’e kanë fokusin as në Evropë e as rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, ka folur në “Forumin Pupin” të organizuar sot në Beograd për qasjen e SHBA-së ndaj Evropës dhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor pas rikthimit të Donald Trump për herë të dytë si president në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Express.

Reeker ka thënë se viti 2025 është një vit tranzicioni dhe se Uashingtoni s’do të merret me rajonin dhe Ballkanin Perëndimor siç kishte ndodhur në vitet e 90-ta, kur kjo pjesë e Evropës kishte qenë në qendër të fokusit dhe në krye të agjendës së politikës së jashtme amerikane.

Diplomati amerikan ka thënë se duhet kuptuar këtë periudhë kohore që nis nga viti 2025 si një moment tranzicioni. Ai ka thënë tutje se SHBA nuk do të shihet duke u angazhuar direkt në rajon, siç ka ndodhur përgjatë 30 viteve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“2025 ngjanë shumë me 1999, disa thonë se ngjanë me 1973 sa i përket ndryshimit se si SHBA e shikon botën. Dhe ju s’do ta shikoni SHBA-në si të angazhuar direkt, siç ka ndodhur për këto 30 vite në rajon”, ka thënë Reeker, shkruan Gazeta Express.

Reeker ka thënë se duke qenë se punon në Uashington, nga kontaktet që ka brenda Departamentit të Shtetit dhe në Administratë, SHBA s’është e fokusuar as në Evropë dhe as në Ballkan.

“Unë jam I vendosur në Uashington dhe kam kontakte brenda Departamentit të Shtetit, në administratë dhe jashtë saj. Ata s’janë të fokusuar në Evropë, ata s’janë të fokusuar në Ballkan. Kjo s’do të thotë që ata s’do të angazhohen apo që s’do të kenë Ambasada dhe diplomatë aktive që merren me diplomaci dhe çështje ekonomike”, ka thënë tutje Reeker.

JU REKOMANDOJMË

Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)
25/03/2026 - 20:12

Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar një aksion, ku si rezultat janë arrestuar 2 persona. Veriu.info mëson se aksioni është zhvilluar në disa lokalitete njëherësh,...

Më shumëDetails

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte
25/03/2026 - 20:09

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me zbulimin e një rasti të kontrabandës së mallrave. Njësia e Task-Forcës, e përbërë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: E respektojmë aktgjykimin, përgjegjësia kryesore mbetet te shumica parlamentare

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
25/03/2026 - 20:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një vendim që sjell qartësi në një moment...

Më shumëDetails

Mustafa: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse po do një parti

Bardhi: Mazhoranca na ka shpallur luftë dhe ne do i përgjigjemi në mënyrë proporcionale
25/03/2026 - 19:58

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit. Mustafa deklaroi se vendi nuk duhet...

Më shumëDetails

Sallahu: Kur e rrëzuam qeverinë Hoti isha i lumtur, por tash edhe më krenar që rrezuam dekretin e Osmanit

Sallahu: Kur e rrëzuam qeverinë Hoti isha i lumtur, por tash edhe më krenar që rrezuam dekretin e Osmanit
25/03/2026 - 19:31

Këshilltari i Kurtit, Blerim Sallahu, është shprehur edhe më krenar se sa kur u rrezua qeveria Hoti, me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që ia dha edhe...

Më shumëDetails

Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Presidenca reagon pas anulimit të festivalit Sunny Hill nga Prishtina
25/03/2026 - 19:27

Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë