Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Refleksion: Mes Injorancës dhe Mirënjohjes

24/08/2024 - 18:09
në Opinione
A A
Refleksion: Mes Injorancës dhe Mirënjohjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Gëzim Saraçi

Në përballje me një injorancë që po merr përmasa kolektive, ku përçmohet sakrifica e luftëtarëve të lirisë, duhet reaguar me maturi dhe përmbajtje. Përballja me injorancën nuk është e lehtë, dhe kërkon durim të madh.

Çdo njeri është i gabueshëm, dhe kjo është pjesa më e natyrshme e qenies sonë. Gjithsesi, kritika ndaj gabimeve është e nevojshme, por le të mos ndalemi vetëm tek ana e errët. Është e rëndësishme të kujtojmë se, pothuaj çdo kategori, veçanërisht luftëtarët e lirisë, ka kontribuar në formën e vet për qëllimin final, çlirimin e vendit. Por, të përqendrohemi në vlerësimin e përpjekjeve dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së, pa harruar se askush nuk është i përsosur.

Në realitetiin e krijuar, kur një ish-luftëtar flet me modesti për kontributin e tij dhe të shokëve të tij, narracioni i fabrikuar nga injorantët për kontributin e luftëtarëve shpesh tenton ta paraqet atë si diçka e pavlerë. Nga ana tjetër, kur ish-luftëtari detyrohet të braktisë modestinë, i njëjti narracion, i fabrikuar nga injorantët, i paraqet ata si gënjeshtarë dhe mburravecë, duke “argumentuar” se ata nuk arritën ta ndalonin Serbinë. Këta injorantë “argumentin e tyre më të fortë” e kanë: “sikur luftëtarët të ishin të tillë siç thonë, ndërhyrja e NATO-s nuk do të kishte qenë e nevojshme” dhe se “NATO e çliroi Kosovën” sepse “ata (UÇK-ja) s’bënë gjë” etj.

Megjithëkëtë, ata ose e dinë, ose duhet ta dinë, se disproporcioni i forcave ndërluftuese ishte i pakrahasueshëm në çdo aspekt, dhe përkundër këtij disproporcioni, raporti i humbjeve të palëve ishte 2 me 1 në dëm të luftëtarëve të UÇK-së (rreth 2,250 luftëtarë shqiptarë dhe rreth 1,100 ushtarë e policë serbë).

Nga rreth 13,000 luftëtarë të UÇK-së, sa thuhet të kenë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në luftë, 2,250 u bënë dëshmorë. Një numër i konsiderueshëm mbetën invalidë të luftës, dhe ne të tjerët që mbijetuam pa plagë, mbetemi dëshmitarë të një historie, produkti final i së cilës, nuk duhet harruar, ishte liria.

Është e vërtetë që kontributi i shqiptarëve ndër vite ka qenë i madh për çështjen kombëtare. Por, po ashtu, është e vërtetë se dita-ditës po dalin në shesh emrat e UDB-ashëve shqiptarë që synonin të shuanin ndjenjën e atdhedashurisë ndër shqiptarë. Ky është një realitet që kërkon reflektim të thellë, si për të mbrojtur të vërtetën historike, ashtu edhe për të nderuar ata që sakrifikuan për lirinë tonë.

Por një gjë nuk duhet harruar: ATA QË ISHIN TË AFTË PËR PUSHKË NUK KANË TË DREJTË TË NA KRITIKOJNË, TË NA PËRÇMOJNË, TË NA FYEJNË, APO TË TENTOJNË TË NA DENIGROJNË.

E thjeshtë është kjo punë: NA FLISNI ÇFARË BËTË JU!

Të tjerët kanë të drejtë të na kritikojnë, por pasi ta kenë njohur mirë realitetin. Pasi ta kenë kuptuar mirë rrugën e vështirë nëpër të cilën erdhi liria. Pasi ta kenë kuptuar drejtë e qartë peshën e robërisë dhe çmimin e lirisë. Pasi ta kenë ndier sinqerisht dhimbjen e madhe të nënave shqiptare për bijtë e bijat e tyre të rënë në beteja, dhimbjen për viktimat civile, dhe dhimbjen për shkatërrimin e plotë të çdo gjëje që kishin shqiptarët, veçanërisht shkatërrimin e plotë të fshatrave. Pasi ta kuptojnë se, edhe sot, një çerek shekulli pas luftës, një numër i madh i luftëtarëve të lirisë vazhdojnë të jetojnë me pasojat e saj. Pasi ta kuptojnë saktë dhe drejtë se NATO nuk erdhi rastësisht për herë të parë në historinë e saj për të intervenuar ushtarakisht (atë e bindi dikush për të drejtën tonë). Pasi ta kujtojnë dhe kuptojnë se para një çerek shekulli, në këtë vend, për shqiptarët, nuk kishte polici, ushtri, administratë publike, shkolla moderne, sistem gjyqësor, autostrada dhe rrugë moderne e shumë të tjera që u bënë.

Edhe në të gjitha këto mund të ketë vend për kritikë, andaj edhe duhet të kritikoni, por pa harruar ku ishim, kush ishim, ku jemi dhe ku po synojmë të shkojmë.

Veç, për hir të së drejtës morale, edhe ne luftëtarët e UÇK-së, nuk duhet të harrojmë se “imuniteti” i luftëtarit nuk na mbronë nga çdo gabim që bëjmë.

PS
Përshëndetje për të gjithë ata që bëjnë “like” pa e lexuar dhe të gjithë ata që e lexojnë e u pëlqen dhe s’bëjnë “like”. Përshëndetje edhe atyre që ia bëjnë “like” fotografisë.

JU REKOMANDOJMË

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19
KINOSTUDIO KOSOVA E RE
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

09/07/2025 - 20:32
Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë