Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri me tani dy herë ka refuzuar thirrjet e Prokurorisë Speciale për t`u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Dy ftesave të para të prokurorisë, shefi i ekzekutivit u është përgjigjur me gatishmërinë e tij për t`i pritur prokurorët në zyrën e tij.
Duke u thirrur në burime brenda prokurorisë, Kallxo.com kanë bërë me dije se prokuroria do t`i dërgon një ftesë të tretë Kurtin javën tjetër.
“Për thirrjen e parë ka pasë arsyetim që është në udhëtim jashtë vendit, të njëjtën ditë normalisht e kemi procedu një thirrje të dytë apo thirrje e përsëritur, thirrja ka qenë prej të nesërmes, prej 17 deri më të 20, d.m.th katër ditë prej orës 9:30-16:00, varësisht kur ai gjen kohë, prapë sot kemi marrë përgjigje që për sot mundeni me ardhe tek ne, po ne atë formë nuk e zbatojmë se në parim veprimet ndërmerren në objekt të prokurorisë”, kanë thënë burimi nga prokuroria.
I njëjti burim i ka thënë medias në fjalë se nëse kryeministri nuk i përgjigjet edhe ftesës se tretë, do të kërkohet nga gjykata një urdhër për ta sjellë atë me forcë në prokurori.
“Javën tjetër do t’ia përsërisim edhe një thirrje, besoj do të jetë e fundit edhe tani janë procedurat përmes gjykatës me lëshu urdhër për me sjellë me forcë, sepse nuk mundemi me prit pa fund sepse është dëshmitar” – kanë thënë burimet brenda prokurorisë për KALLXO.com.