Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Autori i sulmit ishte islamofob” – krejt çka dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani

21/12/2024 - 17:00
në Kryesore, Lajme
A A
“Autori i sulmit ishte islamofob” – krejt çka dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i njohur gjerman për terrorizmin, Peter Neumann, shkroi në rrjetin social X se ai nuk ka hasur kurrë më parë në një të dyshuar për një dhunë kaq të madhe me profil si të sauditit.

Llogaria e Talebit në X është e mbushur me postime dhe ripostime që përqendrohen në tema kundër islamit dhe kritika ndaj fesë, si dhe me mesazhe përgëzimi për myslimanët që e kanë braktisur fenë.

Ai gjithashtu e ka përshkruar veten si ish-mysliman.

Ai i ka kritikuar autoritetet gjermane, duke thënë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta luftuar “islamizmin e Evropës”.

Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për partinë e ekstremit të djathtë dhe kundër imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Disa e përshkruan Talebin si aktivist që ndihmonte gratë saudite të largoheshin nga vendi i tyre. Së fundmi, ai dukej i përqendruar te teoria e tij se autoritetet gjermane janë duke i vënë në shënjestër azilkërkuesit sauditë.

Neumann, eksperti i terrorizmit, shkroi: “Pas 25 vjetësh në këtë ‘profesion’, mendon se asgjë nuk mund të të befasojë më. Por, një saudit 50-vjeçar, ish-mysliman, që jeton në Gjermaninë lindore, adhuron AfD-në dhe dëshiron ta ndëshkojë Gjermaninë për tolerancën e saj ndaj islamistëve – këtë vërtet nuk kisha menduar”.

Të shtunën, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, u tha gazetarëve: “Në këtë pikë, mund të themi me siguri vetëm se autori i sulmit ishte dukshëm islamofob – këtë mund ta konfirmojmë. Gjithçka tjetër është çështje për hetime të mëtejshme dhe duhet të presim”, raporton REL.

Një organizatë në Gjermani e quajtur Ndihma për Refugjatët Ateistë, tha se i dyshuari nuk ishte pjesë e grupit dhe pretendoi se ai kishte bërë “akuza dhe pretendime të shumta” kundër saj dhe ish-anëtarëve të bordit, të cilat i quajti të pavërteta.

“Ne distancohemi nga ai në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha grupi në një komunikatë në faqen e tij të internetit, duke shtuar se anëtarët e Ndihmës për Refugjatët Ateistë ngritën kallëzim penal kundër tij në vitin 2019 pas “shpifjeve dhe sulmeve verbale më të ulëta”.

JU REKOMANDOJMË

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)
13/10/2026 - 23:39

Studentët dhe të rinjtë protestues kanë shkuar te Bashkia e Tiranës, ku situata është përshkallëzuar. Fillimisht, ata kanë thyer derën e godinës dhe më pas janë futur brenda,...

Më shumëDetails

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë
13/10/2026 - 23:33

Të martën në Tiranë ka pasur përplasje të ashpra në mes të Policisë dhe studentëve protestuesit. Në protestë janë përfshirë edhe qytetarë, përpos studentëve. Gjatë ditës në rrjete...

Më shumëDetails

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së
13/10/2026 - 23:04

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka deklaruar se është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Mustafa tha se ende nuk ka...

Më shumëDetails

Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
13/10/2026 - 22:49

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte si qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente ishte...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
13/10/2026 - 22:14

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 09:00. ZKM nuk ka bërë të ditura detaje lidhur me pikat...

Më shumëDetails

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen
13/10/2026 - 22:09

Rreth një javë pas zgjedhjes së presidentes së re të vendit dhe miratimit të projektligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka vlerësuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Merret vendimi, Gani Geci ndalohet për 48 orë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë