Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rexhaj i VV-së: Edhe nesër vazhdojmë me votim të fshehtë, kandidatja jonë mbetet Haxhiu

06/05/2025 - 14:30
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj bëri të ditur se edhe nesër do të vazhdojnë me procedurat për votim të fshehtë të kryeparlamenatrit dhe se kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu mbetët e pandryshuar.

Sipas tij, votimi i fshehtë është forma më e mirë për zhbllokimin e situatës së krijuar pasi siç thotë, deputetë nga të gjitha subjektet të tjera politike do ta mund ta votonin fshehtë Haxhiun.

Ai pret që në përpjekjen e nesërme për konstituimin e Kuvendit, deputetët e partive të deritashme opozitare të veprojnë objektivisht pasi sipas tij, VV-ja i ka bërë të gjitha veprimet për zhbllokim të ngërçit.

“Sigurisht që do të jetë Albulena, ne kemi kryer obligimin tonë kushtetues. Tash është çështje e numrave në Kuvend për të cilën opinioni publik i sheh votimet dhe dihet kush po e voton, kush jo. Meqenëse kemi parë që kjo çështje është duke shkuar në moszgjidhje kemi propozuar votim të fshehtë në kuptim të asaj që ka deputetë individual që dëshirojnë ta zhbllokojnë këtë situatë dhe Kosova të ecë përpara. Këtu ka mosvotim prej opozitës sepse ata nuk e duan një gjë të tillë dhe kam përshtypjen se frikësohen se mos ndoshta ndonjë prej deputetëve të tyre mund të votojë dhe të kryhet ky proces. Nesër presim që kolegët opozitar ta shohin objektivisht situatën dhe të ecët përpara duke votuar Albulena Haxhiun. Nuk po flas me emra se nuk është qëllimi ynë…por tek të gjitha subjektet politike mund të ekzistojnë deputetë që mund të mendojnë objektivisht…Ka deputetë që janë brenda subjekteve të tyre ideologjikisht por objektivisht mund ta zhbllokojnë situatën dhe për këtë kemi shkuar me këtë formë të votimit dhe mendoj se forma më e mirë për zhbllokim të situatës është votim i fshehtë jemi shumë të sigurt që procesi me pas do të zhbllokohet dhe të hyhet në aftin për formimin e qeverisë, tha Rexhaj për RTV21.

Procesi i konstituimit të Kuvendit i nisur që nga 15 prilli do të vazhdojë nesër në orën 10:00 në përpjekjen e dymbëdhjetë për përmbylljen e tij, rrjedhimisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit pas gjashtë dështimeve për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit me votim të hapur.

JU REKOMANDOJMË

“Kosova është zemra e Shqipnisë”, Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të Dardanëve

“Kosova është zemra e Shqipnisë”, Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të Dardanëve
31/03/2026 - 16:32

Kombëtarja e Kosovës sonte e luan ndeshjen më të rëndësishme në histori, teksa përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të finales së play-offit...

Më shumëDetails

Eskalojnë çmimet: Biletat VIP arrijnë deri në 7,000 euro për ndeshjen Kosovë–Turqi

Eskalojnë çmimet: Biletat VIP arrijnë deri në 7,000 euro për ndeshjen Kosovë–Turqi
31/03/2026 - 16:25

Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka deklaruar se atmosfera në Prishtinë është e jashtëzakonshme, pak orë para ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë. Ai tha se...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat
31/03/2026 - 16:13

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik. Kështu merr vesh Gazeta Online Veriu.info. Punëtorë të sektorit publik kanë njoftuar se kanë pranuar...

Më shumëDetails

Ndeshja historike e Kosovës: A do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë?

Ndeshja historike e Kosovës: A do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë?
31/03/2026 - 16:06

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë. Të gjithë sytë janë kah ndeshja, dhe vëmendja është e jashtëzakonshme. Si në mediat...

Më shumëDetails

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor
31/03/2026 - 15:52

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi....

Më shumëDetails

Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët

Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët
31/03/2026 - 15:39

Sot, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se, tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë