Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rezistenca e minatorëve përmes fragmenteve të shkurtra dhe përkujtim për minatorin Xhevat Boshnjaku

20/02/2023 - 19:06
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Rezistenca e minatorëve përmes fragmenteve të shkurtra dhe përkujtim për minatorin Xhevat Boshnjaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhevat Boshnjaku ishte njëri nga 1300 minatorët e minierës së Trepçës që sot e 34 vite më parë hyri në grevë bashkë me kolegë të tjerë, duke tundur themelet e një shteti që tashmë kishte dalë në sipërfaqe si një eksperiment i dështuar, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Më 20 shkurt të vitit 1989 minatorët e Trepçës ishin të vendosur për t’i dhënë drejtim rrugës së lirisë dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

Pikërisht në këtë datë ata mbyllen në horizontin e IX në minierën e Stantërgut, qindra metra nën sipërfaqen e tokës, për të nxjerrë nga aty zërin kumbues që do arrinte në veshët e instancave më të larta shtetërore të Jugosllavisë, por edhe më gjerë, deri në Evropë, Amerikë e Australi.

Por mbi të gjitha zëri i tyre i fuqishëm, që si duket mori kumbim nga toka e pasur e Shalës së Bakgorës, arriti në veshët e popullit shqiptar të Kosovës për ta zgjuar ndjesinë kombëtare për drejtësi e para së gjithash për liri.

Kërkesat ishin të shumta, por kryesoret ishin ato politike për të ndalur procesin e suprimimit të autonomisë, por duke vazhduar deri në kërkesën për Kosovën republikë.

Njëri nga mijëra këta minatorë ishte edhe Xhevat Boshnjaku, që në atë kohë mbante pozitën e mbikëqyrësit në minierës e Trepçës, minatori që ia kishte kushtuar jetën punës dhe aktivizmit për drejtësi dhe barazi në një shtet të padrejt.

Luanët e nëntokës qëndruan të mbyllur në minierë deri në realizimin e kërkesave të tyre, që ishin legale dhe legjitime e që kishin të bënin me ruajtjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Xhevati për asnjë moment nuk u nda nga minatorët e tjerë, ishin të lidhur aq fortë me njëri tjetrin dhe të përbetuar që deri në vetflijim nuk do të hiqnin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Xhevati së bashku me minatorët e tjerë filluan një revulucion të drejtpërdrejt kundër Jugosllavisë, ishte njëri ndër kundërshtimet e para fizike në formacion dhe me kërkesa të qarta që iu bë pushtuesit të asaj kohe.

Rrjedhimisht, pas kësaj ngjarje çdo gjë ndryshoj. Çështja e Kosovës faktikisht dhe juridikisht u internacionalizua. Uniteti i krijuar atëherë u bë bazë për organizime dhe veprime politike, më vonë edhe ushtarë të cilët e sollën Kosovën deri te liria dhe shtetësia. Sot dhe gjithmonë greva e minatorëve bartë porosi univerzale dhe gadishmëri për rezistencë dhe vetflijim deri në arritjen e synimeve për bërjen dhe forcimin e shtetësisë.

Xhevati lindi në vitin 1956 në fshatin Lisicë komuna e Mitrovicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Mitrovicë, po ashtu studimet i vazhdoj në fakultetin e Xehtaro Metalurgjisë në Mitrovicë, baraz me studimet ai filloj punën në Minjerën e “Trepçës” si mbikqyrës i punëtorëve, të cilin funksion e pat edhe gjatë grevës.

Ai po ashtu ishte pjesmarrës në demonstratat e organizuara nga minatorët dhe rrugëtimin e minatorëve nga Mitrovica për në Prishtinë. Pas këtyre ngjarjeve ai si gjithë shokët e tjerë u larguan dhunshëm nga puna, por nuk u ndal në angazhim të çështjes.

Pas luftës ai qëndroi pranë shokëve minatorë por jo aktiv në minierë pasi që u angazhua në një biznes familjar ku edhe kontribuoi deri në 17 mars 2004 ku ndërroi jetë.

Për familjen Boshnjaku dhe kontributin e tyre në ngritjen e “Trepçës” flitet shumë herët, kjo duke u referuar në librin me titull “Trepça”, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me autorë Akademik Minir Dushi ku thuhet se “Hajdar Boshnjaku nga fshati Lisicë afër Mitrovicës, mund të konsiderohet doajen i Trepçës. Duke qenë i inkuadruar si punetor nga Julia Deshkok inxhinjer Çek, ishte i pari që ka marrë pjesë në punimet kërkimore zbuluese të Trepçës, si para anglezëve ashtu edhe me anglezët”.

Ne si pasardhës të tyre duhet ta shfrytëzojmë idealin e tyre për frymëzimin e brezave të tashëm dhe të ardhëshëm, për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Me fat java e minatorëve!

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpresidenti i ALDE, Kyuchyuk: Bedri Hamza përfaqëson lidershipin serioz që i duhet Kosovës në rrugën europiane (Video)
Lajme

Bashkëpresidenti i ALDE, Kyuchyuk: Bedri Hamza përfaqëson lidershipin serioz që i duhet Kosovës në rrugën europiane (Video)

26/12/2025 - 20:45
Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Ekonomi

Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia ishte si kerri në të parën, ne e kemi qitë në të tretën

26/12/2025 - 20:27
Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët
Lajme

Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët

26/12/2025 - 20:21
Rusia akuzon Ukrainën për pengimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Rusia akuzon Ukrainën për pengimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

26/12/2025 - 19:59
Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
Lajme

Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare

26/12/2025 - 19:54
Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën
Lajme

Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën

26/12/2025 - 19:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë