Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

28/12/2025 - 23:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin për shëndetin riprodhues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 95 përqind të votave. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK. Por, si përkthehet përqindja që kanë marrë partitë sot me ulëse në Kuvendin e Kosovës?

Sipas formulës “D’Hondt”, VV me më pak se 50 përqind të votave do të ketë 56 ulëse. Rezultati i sotëm kësaj partie ia ka shtuar tetë ulëse krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit. Për ta siguruar shumicën prej 61 votave, me këtë numër të deputetëve i nevojiten edhe 5 vota.

Me 21 përqind të votave, PDK do të ketë 23 ulëse, apo një më pak se në legjislaturën që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit, e që u shpërnda më pas.

Humbje të ndjeshme të ulëseve ka pësuar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila nga 20 deputetë sa kishte, tani do të ketë 15 ulëse nga 13% e votave që ka marrë apo pesë ulëse më pak.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërkohë ka siguruar 6 ulëse, dy më pak se sa në zgjedhjet e kaluara kur ishte në koalicion me Nismën Socialdemokrate. Kjo e fundit, e cila garoi e vetme në këto zgjedhje, se ka kaluar pragun.

20 ulëse të tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera.

Përllogaritja e ulëseve është pa votat me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.

Në total janë 2 mijë e 557 vendvotime. Deri tash janë numëruar 2 mijë e 464.

Nga 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë gjithsej 890,859 votues, sipas mbi 98% të të dhënave në vendvotime, të procesuara nga KQZ-ja.

Zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme, janë votimet e dyta parlamentare brenda vitit 2025 në Kosovë, pas atyre të rregullta të 9 shkurtit që nuk sollën qeveri të re në vend. /Reporteri.net

JU REKOMANDOJMË

Komuna e Mitrovicës vendos të heqë billbordet e Thaçit e Veselit, pengohen nga disa qytetarë – ndërhyn policia

Komuna e Mitrovicës vendos të heqë billbordet e Thaçit e Veselit, pengohen nga disa qytetarë – ndërhyn policia
25/03/2026 - 13:35

Media lokale “Mitropol” ka raportuar për një incident të ndodhur në Komunën e Mitrovicës, lidhur me largimin e disa billbordeve në hapësira publike. Sipas këtij mediumi, komuna e...

Më shumëDetails

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln
25/03/2026 - 13:25

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën me sukses aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Sipas IRNA-s, komandanti i Marinës Iraniane,...

Më shumëDetails

Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
25/03/2026 - 13:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se marrja e detyrës si kryetare e Republikës, pesë vjet më parë,  nuk ka qenë kulmi i karrierës së saj,...

Më shumëDetails

Kurtishi jep shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Kurtishi jep shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori
25/03/2026 - 13:12

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë se kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në Kosovë, me rreth 2,100 raste të reja në vit,...

Më shumëDetails

Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu tregon se çfarë agiendë kanë pranuar nga Qeveria por s’po mund ta trajtojnë

Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu tregon se çfarë agiendë kanë pranuar nga Qeveria por s’po mund ta trajtojnë
25/03/2026 - 12:45

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu Haxhiu ka deklaruar se Kuvendi ka pranuar agjendën legjislative të qeverisë që përmban rreth 174 projektligje, por se nuk po mund...

Më shumëDetails

Pakistani ka përcjellë propozimin e SHBA-së – Turqia ose Pakistani mund të organizojnë bisedime, thotë një zyrtar i lartë iranian

Pakistani ka përcjellë propozimin e SHBA-së – Turqia ose Pakistani mund të organizojnë bisedime, thotë një zyrtar i lartë iranian
25/03/2026 - 12:33

Pakistani i ka paraqitur Iranit një propozim nga Shtetet e Bashkuara dhe ose Pakistani ose Turqia mund të jenë vende për diskutime për të ulur tensionet në Gjirin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë