Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rikthimi i Trump-it dhe “Caucuses” në Iowa

19/01/2024 - 22:24
në Opinione
A A
Rikthimi i Trump-it dhe “Caucuses” në Iowa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Amir B. Ahmeti*

Mbrëmë në Iowa të ShBA-së filluan votimet e para preliminare për zgjedhjen e delegatëve nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të cilat ndryshe quhen si “Caucuses”. Në këto caucuses republikanet e Shtetit Iowa i dhane perkrahje kandidatit presidencial Donald Trump, krahasuar me zgjedhjet e 2016-tës, Trump ishte i dyti, pas kandidatit Ted Cruz. Kësaj radhe Trump doli i pari, duke lënë mbrapa kandidatët Ron Desantis dhe Nikki Haley.

Çështjet kryesore gjatë fushatës në Iowa ishin, Imigrimi, Ekonomia, Aborti dhe Politika e Jashtme. Derisa 37% e të anketuarve iu interesonin politikat rreth imigrimit, vetëm 11% e tyre kishin interesim për politikën e jashtme. Kurse 58% e të anketuarve ishin për ndalimin e abortit në nivel vendi.

Këto zgjedhje po fillojne me shumë risi, ndër to edhe akuza e ngritur kundër Trunpit. Edhe për këtë situatë, 64% e të anketuarit janë përgjigjur se edhe nëse Trump-it i konfirmohet aktakuza, ai prap është i përshtatshëm për president.

Pse kaq herët fillojnë zgjedhjet preliminare?

Zyrtarisht fushatat zgjedhore në SHBA fillojnë në Janar të vitit të zgjedhjeve presidenciale me një sërë zgjedhjesh të grupeve drejtuese dhe preliminareve nëpër shtete dhe përfundon me konventat kombëtare në fund të verës së po atij viti. Ndërsa iniciativat e partive politike për të nxitur kandidatët për të hyrë në garat presidenciale fillojnë edhe më herët. Pra rruga për në “Shtëpinë e Bardhë” është mjaftë e gjatë. Kandidatët presidencial në SHBA kalojnë nëpër disa etapa. Duke luftuar fillimisht për të fituar nominimin partiak e pastaj për të qenë kandidatë potencial i zgjedhjeve presidenciale.

Sipas një analize të “Congressional Quarterly Inc.” të vitit 1997, rezulton se prej vitit 1976 deri më vitin 1996, kandidatët presidencial zakonisht kanë hyrë në garën presidenciale dhe kanë filluar fushatat nominuese një vit e gjysmë para datës së zgjedhjeve. Ndërsa shënohen edhe rastet e më shumë se dy viteve para kohës së zgjedhjeve. Në vitin 1980, kandidati Fillip Krejn (Philip Crane), ka filluar fushatën e tij gati dy vite e gjysmë para datës së zgjedhjeve, si dhe kandidati Pit du Pont (Pete du Pont), më vitin 1988, dy vite para datës së zgjedhjeve.

Procedura e gjatë për zgjedhjen e presidentit të SHBA-së fillon me një seri zgjedhjesh preliminare – “primary election” veç e veç nëpër shtete, ku votuesit votojnë për të preferuarit e tyre nga parti të ndryshme. Në këtë mënyrë votuesit bëjnë përzgjedhjen e të preferuarve të tyre nga partitë politike të shtetit të tyre përkatës, për të përfaqësuar atë shtet në konventat e partive politike. Në konventat e tilla, kandidati i cili ka marrë më së shumti vota nominohet si kandidat i partisë për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale.

Në SHBA si “Caucuses” edhe “Primaries” janë lloje të zgjedhjeve preliminare që aplikohen gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Caucuses” definohen si mbledhje ose takime të anëtarëve lokal të partive politike, lëvizjeve ose nëngrupeve për të nominuar kandidatët e ndryshëm për Kongres, ose të organeve tjera qeverisëse e në disa shtete edhe për nominimet presidenciale siç është Iowa.

Prej vitit 1976 “Iowa caucus” llogaritet si shenjë e parë që kandidatët për president të SHBA-së do të fitonin nominimin e partive politike në konventat nacionale. Viti 2000 e demonstron këtë më së miri, kur rezultatet e Iowa-së të dy kandidatët presidencial, demokratin Al Gor dhe republikanin Xhorxh Bush, i renditën shumë përpara rivalëve të tyre partiak dhe vërtet të dy fituan nominimet e partive politike në ato zgjedhje. Si dhe në vitin 2004 kur kandidatët Ueslli Kllark (Wesley Clark) dhe Xhozef Liberman (Joseph Lieberman) të cilët nuk bënë fushatë në Iowa, dështuan të merrnin më shumë se 5% të votave.

Në këto zgjedhje preliminare ia vlen të përmendet “Super Tuesday – Super e Martja ose e Martja madhështore”, e cila më vitin 1992 arriti të bëhej pjesa kryesore e fushatës së përgjithshme për të mbajtur zgjedhjet preliminare sa më herët që është e mundur në mënyrë që të përcaktohen nominimet përfundimtare.

Coucuses e mbrëmshme në Iowa dhe Primaries e javës së ardhshme në New Hampshire do të nxjerrin kandidatët kryesor në këto zgjedhje. Kurse në Super të Marten do të jetë thuajse e qartë kush do të jenë kandidatët e preferuar të republikanëve dhe demokratëve për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, zgjedhjet 2024.

* Autori është kandidat për PhD në të drejtën ndërkomëtare, njëherit ekspert i zgjedhjeve presidenciale në ShBA dhe autor i librit “Zgjedhjet Presidenciale në ShBA, drejt kontinuitetit apo ndryshimit të sistemit elektoral”.

JU REKOMANDOJMË

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij
01/04/2026 - 14:11

Shkruan Ermal Mulosmani Sa herë që përfaqësueset e  Shqipërisë dhe Kosovës luajnë futboll, fillojnë e dalin në sipërfaqe shtresëzime të strukturuara në identitetin apo formimin kulturor të shqiptarëve...

Më shumëDetails

Rinjohja e urbane: Prishtina

Rinjohja e urbane: Prishtina
25/03/2026 - 13:40

Shkruan: Ibrahim Berisha Kolonizimi i Rrafshit të Kosovës: Prishtinës Politika serbe e kolonizimit që nga viti 1912, synoi të krijojë praktika të mbizotërimit të serbëve duke larguar me...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!
21/03/2026 - 19:23

Shkruan: Dr.Sc. Bardhyl HASANPAPAJ Si mund të imagjinohet që Kuvendi i Kosovës edhe pse ka dështuar të zgjedhë Presidentin, nuk u deshka tëshpërndahet? Madje, përkundrazi, u deshka të...

Më shumëDetails

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum
19/03/2026 - 12:32

Shkruan Adri Nurellari Kriza politike aktuale në Shqipëri të kujton menjëherë konceptin e interregnum, që përshkruhet nga Antonio Gramshi tek “Letrat nga Burgu”. Ai mendonte se kjo fazë,...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore
17/03/2026 - 18:37

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, politikan komunal FWV (Partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë të ndjeshme politike, e cila kërkon maturi, përgjegjësi dhe veprim...

Më shumëDetails

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë