Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit: Kunjat në dhomat e zhveshjes dhe përfshirja e miqve VIP

22/05/2022 - 15:53
në ShowBiz
A A
Rindizet sherri i Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit: Kunjat në dhomat e zhveshjes dhe përfshirja e miqve VIP
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe dashur pa dashur mbeti jashtë fokusit një tjetër marrëdhënie, ndoshta edhe më e ndërlikuar se historia e çiftit të famshëm.

Flasim për Leonora Jakupin dhe Nora Istrefin, dy ish-mikesha që duket se me praninë e tyre në këtë event kanë vënë jo pak në siklet miqtë e afërt. Dikur mikesha të ngushta, prej vitesh tashmë dy këngëtaret nuk flasin më.

Shkak për debatin mes tyre është bërë pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”. Pak kohë më parë, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre. Leonora Jakupi tha te “Shiko kush luan” se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora Jakupi u pyet mbi një personazh të njohur shqiptar, me të cilin nuk do të fliste kurrë. Ajo hezitoi në një moment, por më vonë përmendi Nora Istrefin.

Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, ka thënë Leonora.Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave ka ngrirë, duke mos pasur më asnjë kontakt. Por teksa përpara kamerave u shfaqën së bashku në eventin e realizuar, miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë më e tensionuar sesa dukej. Duke qenë se të dyja artistet ishin muzat e stilistit, iu desh të ndanin së bashku një kohë të gjatë.

Në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me shpoti. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizzit kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar.

Duket se ditët e fundit një tjetër raport delikat i Norës është thyer përfundimisht. Nora dhe Roberti janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre miqësore që kishin pas ndarjes, por tani duket se kjo marrëdhënie nuk është më njësoj dhe shkak duket të jetë bërë deklarata e fundit e Robertit. Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke kuptuar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze.

Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh. Mirëpo, kjo romancë e re duket se ka prishur raportin e Robertit me ishbashkëshorten e tij Nora Istrefin. Kjo e fundit nuk e ndjek më këngëtarin në “Instagram”. Ish-çifti ka rrëfyer se dhe pas ndarjes ata do të ruanin ende raporte të mira së bashku, por ky veprim i fundit tregon se diçka ka ndryshuar.

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Gjestit tregon sa e dënoi gjykata këngëtarin

Avokati i Gjestit tregon sa e dënoi gjykata këngëtarin
20/03/2026 - 20:39

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur Gjesti ka fituar lirinë, pas një jave të kaluar në paraburgim. Avokati i tij, Artan Çerkini, ka dhënë detaje lidhur me rastin....

Më shumëDetails

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit
20/03/2026 - 20:11

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Ai ka ndarë detaje rreth jetës...

Më shumëDetails

Avokati i Gjestit flet pas lirimit: Pranoi fajësinë dhe u gjobit me kaq euro

Avokati i Gjestit flet pas lirimit: Pranoi fajësinë dhe u gjobit me kaq euro
20/03/2026 - 15:09

Pas lirimit nga ndalimi, këngëtari Gjesti ka reaguar përmes përfaqësuesit të tij ligjor, duke dhënë detaje mbi ngjarjen dhe zhvillimet e fundit. Avokati i tij, Artan Çerkini, ka...

Më shumëDetails

Aktorja amerikane me deklaratë bombastike: Jam beqare, bëj aventura një-natëshe

Aktorja amerikane me deklaratë bombastike: Jam beqare, bëj aventura një-natëshe
19/03/2026 - 16:43

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin e saj mbi përfitimet e të qenit beqare. Personazhi televiziv 70-vjeçar e ka pranuar hapur se kur bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Lirohet Gjesti

Lirohet Gjesti
19/03/2026 - 14:29

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi, raporton Klankosova. Para disa ditësh, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj...

Më shumëDetails

Vrasja e xhaxhait të Elijonës, reagon Benita

Vrasja e xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
19/03/2026 - 10:44

Edhe banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita e ka ngushëlluar Elijonën për humbjen e axhës. Këtë e ka bërë përmes një InstaStory, duke u lutur për durim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë