Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rita Ora feston ditëlindjen e saj të 33-të

26/11/2023 - 10:16
në ShowBiz
A A
Rita Ora feston ditëlindjen e saj të 33-të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rita Sahatçiu Ora e lindur më 26 nëntor 1990, është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë.

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals. Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down u rendit e katërta në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo u shfaq në teken “Black Widow ” të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithsej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ora ka lindur në Prishtinë, në Provincën Jugosllave e Kosovës, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është ekonomist e pronar kafeneje. Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë “orëndreqës”, por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë.

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjecare. Ajo u rrit pranë rrugës “Portobello” në Londrën Veriore dhe mori pjesë në St. Cuthbert me shkollën fillore “St Matthias” në Earls Court, pas së cilës u diplomua nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.

Tani, Ora është në lidhje dashurie me regjisorin Taika Waiti, ku në paraqitjet e tyre të fundit, duken shumë të lumtur. / KultPlus.com

JU REKOMANDOJMË

Soni Malaj mahnit me pamjen e fundit: Mos shiko gjatë, mund të të pëlqej

Soni Malaj mahnit me linjat e trupit gjatë një vallëzimi sensual në Ferma VIP 3 (VIDEO)
31/08/2026 - 15:45

Soni Malaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet më elegante dhe joshëse se kurrë. Këngëtarja ka pozuar e...

Më shumëDetails

“9 muaj pa ty”, Selvija me dedikim emocionues për Shpatin

Edhe pas ndarjes, Selvije Jao nuk e hedh poshtë Shpat Kasapin – thotë dy fjalë për të
31/08/2026 - 13:18

Në 9-mujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka ndarë një dedikim prekës për të, duke shprehur dhimbjen e thellë që ka lënë pas humbja e tij....

Më shumëDetails

“Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

“Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)
31/08/2026 - 12:54

Vetëm një ditë pasi u bë e ditur se Tringa, nusja e djalit të Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, është në pritje të ëmbël, tashmë është publikuar edhe...

Më shumëDetails

Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë
31/08/2026 - 11:11

Në mediat rozë ka disa ditë që po qarkullon lajmi për një përplasje fizike mes Jozit dhe Edit. Të gjithë ndjekësit janë me sy e vesh nga ata...

Më shumëDetails

Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip

Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip
30/08/2026 - 22:34

Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e kësaj të diele, duke lënë të kuptohet se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor....

Më shumëDetails

Bebe Rexha “ndez” rrjetin për ditëlindje, publikon foto provokuese nga New York-u

Bebe Rexha “ndez” rrjetin për ditëlindje, publikon foto provokuese nga New York-u
30/08/2026 - 19:32

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të shënuar ditëlindjen e saj. Ajo ka publikuar në Instagram disa fotografi bardhezi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë