Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizgjedhja e Vjosa Osmanit ende jashtë agjendës së partive

08/01/2026 - 08:58
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës ka rikthyer në vëmendje kalkulimet politike dhe qëndrimet e subjekteve parlamentare, në një kohë kur institucionet e reja ende nuk janë konstituar plotësisht pas zgjedhjeve.

Ndërsa në opinion po qarkullojnë diskutime për mundësinë e rizgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani, partitë politike vazhdojnë të shfaqin paqartësi dhe rezerva, duke theksuar se vendimet do të merren vetëm pas përmbylljes së proceseve të brendshme dhe sqarimit të raporteve të reja politike në Kuvend.

Edhe për kreun e LVV-së dhe fituesin e zgjedhjeve, ende duket herët të flitet për ri-zgjedhjen e Osmanit si Presidente e madje e sheh edhe të vështirë, qëndrimin e 80 deputetëve në sallë për t’u bërë kuorumi për zgjedhjen e Presidentit.

“Ende nuk është koha për të folur për zgjedhjen apo rizgjedhjen e Presidentit. Fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, të formohet Qeveria dhe të miratohet buxheti. Pas këtyre proceseve institucionale, atëherë mund të diskutohet edhe çështja e Presidentit”, tha Kurti ditë më parë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, për FrontOnline ka deklaruar se partia e tij ende nuk ka mbajtur takim dhe nuk ka marrë asnjë qëndrim lidhur me mundësinë e votimit të presidentes Vjosa Osmani për një mandat tjetër.

Sipas Hasanit, çdo diskutim për këtë çështje do të bëhet vetëm pas përmbylljes së procesit zgjedhor dhe sqarimit përfundimtar të rezultateve.

“Nuk jemi mbledhur ende. Pa u përmbyllur çështja e rezultatit të zgjedhjeve, nuk ka ndonjë vendim apo qëndrim. Pastaj takohemi dhe do ta diskutojmë edhe këtë”, ka deklaruar Hasani për FrontOnline.

Ai ka theksuar se aktualisht nuk mban një qëndrim personal për këtë temë.

“Njëherë s’kam qëndrim”, ka përfunduar deputeti i PDK-së.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behxhet Xheladini, për FrontOnline, ka deklaruar se partia ende nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me mundësinë e votimit të presidentes Vjosa Osmani për një mandat tjetër, duke theksuar se vendimi do të merret pas diskutimeve në organet e partisë.

“Ne ende s’kemi ndonjë qëndrim si kryesi në këtë drejtim. Do të mbajmë një takim të Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe Kuvendit dhe do të diskutohet kjo çështje”, ka thënë Xheladini për FrontOnline.

Ai ka theksuar se LDK historikisht ka vendosur interesin shtetëror mbi atë partiak, por sipas tij, kjo qasje kohëve të fundit nuk është vlerësuar sa duhet nga elektorati.

“Ne si LDK, çdo herë e kemi vendosur interesin shtetëror mbi interesin partiak, por kohëve të fundit kjo nuk po vlerësohet nga ana e popullit”, ka deklaruar Xheladini për FrontOnline.

Duke folur për zgjedhjet e fundit, Xheladini ka vlerësuar se LDK ka zhvilluar një fushatë dinjitoze dhe ka pasur program të mirë, por rezultati përfundimtar nuk ka qenë në përputhje me pritjet e partisë.

“Edhe pse kemi pasur fushatë dinjitoze, kemi pasur program shumë të mirë dhe kryetari ynë s’ka bërë asnjë gafë në fushatë, rezultati ishte zhgënjyes. Ne kemi pritur më shumë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në vendimmarrjet e ardhshme, LDK do të marrë parasysh si interesin shtetëror, ashtu edhe atë partiak.

“Tash do ta shohim edhe interesin e partisë, krahas atij të shtetit”, ka përfunduar Xheladini.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për FrontOnline ka folur në lidhje me mundësinë e votimit të Presidentes Vjosa Osmani edhe për një mandat në krye të shtetit.

Bytyqi, thotë se për këtë çështje ende si AAK nuk e kanë diskutuar këtë çështje.

‘’Ne si AAK ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje brenda strukturave tona partiake’’, tha ajo.

Sipas saj, pas një vlerësimi të brendshëm, ky subjekt politik do të del me qëndrim zyrtar.

‘’Në momentin që të zhvillohet diskutimi i brendshëm dhe të kemi një vlerësim të plotë, do të dalim me një qëndrim zyrtar’’, deklaroi ajo për FrontOnline.

JU REKOMANDOJMË

Bllokada te nënkryetari serb, Kryeziu: Opozitë e paguximshme, e kurthuar nga VV-ja
Lajme

Kryeziu: Diaspora nuk e krijoi fitoren e VV-së, vetëm e thelloi atë

08/01/2026 - 22:59
Donika Gërvalla gëzohet për suksesin e Albulena Haxhiut si gruaja më e votuar: 172 mijë qytetarë i besuan, pavarësisht sulmeve ndaj saj gjatë gjithë vitit
Lajme

Donika Gërvalla gëzohet për suksesin e Albulena Haxhiut si gruaja më e votuar: 172 mijë qytetarë i besuan, pavarësisht sulmeve ndaj saj gjatë gjithë vitit

08/01/2026 - 22:46
Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
Lajme

Cakolli: Gjasat për zgjedhje janë reale, mund të mbahen në javën e dytë të prillit

08/01/2026 - 22:42
Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës
Lajme

Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

08/01/2026 - 22:24
Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
Lajme

“Nëse Osmani merr edhe një mandat, bëhet rivali kryesor i Kurtit”

08/01/2026 - 22:00
Vazhdon numërimi i votave me postë, kryeson bindshëm VV-ja
Lajme

KQZ njofton se kur fillon numërimi i mbi 3 mijë fletëvotimeve të fundit?

08/01/2026 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dështuan të bëhen deputet/ Këta kandidat nga VV pritet t’ia shohin hajrin formimit të qeverisë Kurti 3

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë