Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizvanolli: Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë

27/12/2024 - 10:46
në Kryesore, Lajme
A A
Rizvanolli: Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në rrjetin energjetik pas problemeve të fundit me rrymën në vend.

“Ka pasë keqinformim. Nuk po them nga mediat, por në opinionin publik. Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvenciomit është menduar çdo detaj, prandaj që ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet efiçiente përveçse nëse jeni konsumator që është duke u ngrohur me energji elektrike me kalda, me pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër, nëse i shihni kriteret e skemës, këto kanë qenë kriteret e skemës”, tha ministrja pas një takimi me përfaqësuesit e KOSTT dhe KEDS, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se përfituesit e këtyre skemave kanë konsumuar 19% më pak mesatarisht sesa në vitin paraprak.

Rizvanolli tha se është rritur numri i konsumatorëve të rinj gjatë tri vjetëve të fundit.

“Numri i ndërtimeve të reja, numri i konsumtarorëve të rinj ka qenë tejet i lartë. 60 mijë amvisëri të reja janë kyçur në sistem përgjatë viteve të fundit dhe 8500 biznese. Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë”.

Ajo shtoi se subvencionimi është bërë për familjet që kanë përdorur energji elektrike dhe e kanë pasë të vetmin opsion energjinë elektrike.

“Nëse duhet të shfrytëzohet energjia atëherë pajisja më e lirë”.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), dje për REL ka thënë se problemet me rrymën erdhën pasi edhe këtë dimër institucionet energjetike kanë qenë të papërgatitura, ndërsa masat e ndërmarra vitet e fundit kanë çuar në rritje të konsumit, duke mbingarkuar rrjetin energjetik.

“Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente ka rezultuar që shumë konsumatorë të ndryshojnë mënyrat e ngrohjes, duke kaluar në ngrohje me energji elektrike, qoftë përmes investimeve në klima apo pompa termike. Kjo ka shtuar kërkesën për energji në sistem, sepse qytetarët kanë kaluar nga ngrohjet me lëndë djegëse tradicionale në ngrohje me rrymë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Të “turpshme” dhe “ të papranueshme” e quan Gruda konferencën e VV-së për rastin Dehari
Lajme

Gruda e “çmonton” interpretimin e Muratit: Po e ngatërron fillimin e mandatit me ushtrimi e plotë të funksioneve parlamentare

18/07/2025 - 15:42
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Hasani: Kushtetuesja duhet të tregojë pasojat e moskonstituimit të Kuvendit, përfshirë decertifikimin

18/07/2025 - 15:25
SBASHK kër’kon krijimin e institucioneve, në shtator mund të ketë tel’ashe
Lajme

SBASHK kër’kon krijimin e institucioneve, në shtator mund të ketë tel’ashe

18/07/2025 - 15:06
Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
Lajme

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë

18/07/2025 - 14:47
SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit
Lajme

SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

18/07/2025 - 14:42
Gruda i kundëpërgjigjet Muratit: Mandati i deputetit fillon me certifikim, jo me përfundim të Kuvendit
Lajme

Gruda i kundëpërgjigjet Muratit: Mandati i deputetit fillon me certifikim, jo me përfundim të Kuvendit

18/07/2025 - 14:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rasti i “Bio Mulakut” – Aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, pranojnë fajin dhe pajtohen të paguajnë gjobë 70 mijë euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë