Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i “Bio Mulakut” – Aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, pranojnë fajin dhe pajtohen të paguajnë gjobë 70 mijë euro

17/07/2025 - 15:28
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti i “Bio Mulakut” – Aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, pranojnë fajin dhe pajtohen të paguajnë gjobë 70 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër P.I. për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe mashtrim, pasi të njëjtit ishin arrestuar korrikun e vitit të kaluar, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Të pandehurit, pa kualifikime profesionale, ofronin trajtime të dyshimta mjekësore në ordinancën “Bio Mulakut” në Vushtrri, duke mashtruar qytetarët me produkte jo të sigurta dhe pretendime të rreme për shërim.

Prokuroria Themelore ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me të pandehurit, të cilët kanë pranuar fajin dhe janë pajtuar me një dënim të përgjithshëm me gjobë prej 70,000 euro.

Komunikata:

Aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprat penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe Mashtrimi

Mitrovicë, 17 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, ndaj dy (2) të pandehurve N.M., dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi“.

Prokuroria njofton opinionin publik se deri ne datë 16 korrik 2024, në ordinancën “B. M.” në Vushtrri, të pandehurit me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje pa pasur kualifikim profesional kryejnë trajtime mjekësore dhe angazhohen në aktivitete mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, ashtu që pretendojnë se shërojnë sëmundje të ndryshme dhe zgjedhin problemet e qytetarëve, të cilat edhe i postojnë në rrjetet sociale duke pretenduar se i shërojnë, në atë mënyrë që “pacientëve” – të dëmtuarve ju japin tableta dhe çajra të ndryshëm, ujë i cili nuk i plotëson normat për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Po ashtu, të pandehurit, me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i vënë në lajthim qytetarët dhe me këtë i nxitin që të kryejë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe duke e shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë shëndetësore, sociale dhe emocionale të të dëmtarëve, në atë mënyrë që për një kontroll i marrin nga 100 € dhe për terapi deri në 30 €.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me dy (2) të pandehurit N.M., dhe P.I., ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, ku të pandehurit pranojnë veprat e kryera penale, dhe pajtohen ti rekomandojnë gjykatës qe të i shqiptojnë dënim me gjobë dhe dënim me burgim, i cili me pëlqimin e tyre të zëvendësohet në dënim me gjobë në vlerën e përgjithshme prej shtatëdhjetë mijë (70,000) euro.

Dosja | Krimi me magji e mjekësi popullore, për çka dyshohet “Bio Mulaku”

Prokuroria u bën thirrje të gjithë të dëmtuarve në rastin e Bio Mulakut që të japin deklaratë në Polici

“Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin..”, çka pretendonte që shëronte Bio Mulaku i arrestuar për mashtrim

LAJMI I FUNDIT: Policia arreston në Vushtrri Bio Mulakun

 

JU REKOMANDOJMË

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët
05/07/2026 - 17:58

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët – Por, Qeveria e Kosovës, dy vjet më parë, madje e...

Më shumëDetails

Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit

Macron, Izraelit: Duhet ta ndalni vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza
05/07/2026 - 17:14

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Siri, ku do të diskutojë me autoritetet siriane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje me interes...

Më shumëDetails

Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?
05/07/2026 - 17:02

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaiu, disa javë pas aksidentit të rëndë që pësoi, ka filluar ta marrë veten.Madje, ai ka postuar në rrjetet sociale veten duke dalë për...

Më shumëDetails

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna
05/07/2026 - 16:27

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë vendosur të mbajnë nesër një protestë para Ministrisë së Bujqësisë. Ata thonë se protesta është “e pashmangshme” pas mbylljes së përkohshme të fabrikës...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
05/07/2026 - 15:59

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e...

Më shumëDetails

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
05/07/2026 - 15:53

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, ku janë djegur sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë