Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Roboti i veçantë që operon nën ujë

01/11/2024 - 13:26
në Tech
A A
Roboti i veçantë që operon nën ujë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Roboti Honey Badger me katër këmbë nga MAB Robotics është një lloj kloni i Boston Dynamics’ Spot, por është pak më i vogël dhe më i dobët.

Megjithatë, bie në sy me mundësinë e punës nënujore, të cilën askush nuk e ka demonstruar deri më tani.

“Qentë robotikë” u popullarizuan nga Boston Dynamics, që prezantoi robotin e saj të gjithanshëm dhe të avancuar me katër këmbë – Spot, disa vite më parë.

Që atëherë, në treg janë shfaqur disa zgjidhje të ngjashme, më pak të avancuara, më të lira apo të specializuara për qëllime të caktuara, dhe një prej tyre është roboti Honey Badger nga kompania polake MAB Robotics.

Përshkruhet si një robot i gjithanshëm i lëvizshëm për terrene të ashpra, kërkim-shpëtim e kërkime dhe zhvillim.

Ai ndryshon nga Spot në madhësinë e tij – është vetëm 60 centimetra i gjatë dhe rreth 50 centimetra i lartë, dhe me një peshë prej 12 kilogramësh, ka një kapacitet mbajtës prej vetëm 2 kilogramë.

Si i tillë është disi më i shkathët, por ka edhe një karakteristikë që ende nuk e kemi parë te konkurrentët. Gjegjësisht, Honey Badger është i papërshkueshëm nga uji dhe i aftë të ecë dhe të kryejë detyrat e tij në ujë.

Sipas kompanisë, ai mund të zhytet në një thellësi deri në 100 metra, ku mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 3.6 km/h (metër në sekondë).

Për këto nevoja, versioni bazë i robotit është i pajisur dhe përshtatur posaçërisht për punë nënujore, me të gjitha pjesët lëvizëse dhe të palëvizshme të mbyllura hermetikisht.

Aktualisht është duke u testuar prototipi i fundit dhe pas disa përmirësimeve do të jetë gati për treg. Aplikacionin e tij në terren ai e ka gjetur tashmë në një kompani partnere që merret me kullimin dhe kanalizimet, ku ndihmon në kontrollin e instalimeve si pjesë e testimit.

JU REKOMANDOJMË

Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori

Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori
31/10/2026 - 20:15

Binance, bursa më e madhe në botë e kriptovalutave, ka njoftuar se ka mbuluar 90% të aseteve me vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh (4.7 miliardë paund), të vjedhura...

Më shumëDetails

A do të na zëvendësojë AI në punë? Bill Gates tregon 3 fushat ku njerëzit do të jenë ende të nevojshëm

A do të na zëvendësojë AI në punë? Bill Gates tregon 3 fushat ku njerëzit do të jenë ende të nevojshëm
30/10/2026 - 11:32

Inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi tregun global të punës dhe në të ardhmen mund të marrë përsipër pjesën dërrmuese të detyrave që sot kryhen nga njerëzit. Ky...

Më shumëDetails

Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove

Brenda 20 minutash vidhen miliarda nga Binance, grabitja më e madhe në historinë e kriptove
30/10/2026 - 08:21

Mbi 6.3 miliardë dollarë në kriptovaluta dyshohet se janë vjedhur nga Binance, një prej platformave më të mëdha në botë për tregtimin e aseteve digjitale. Një ekspert i...

Më shumëDetails

META zgjeron Inteligjencën Artificiale! Gjiganti amerikan hap një front të ri investimesh, gati 95 miliardë

META zgjeron Inteligjencën Artificiale! Gjiganti amerikan hap një front të ri investimesh, gati 95 miliardë
28/10/2026 - 15:34

95 miliardë dollarë në lojë për të fituar garën e inteligjencës artificiale. Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram po ndërmerr një nga operacionet më të mëdha të...

Më shumëDetails

Rikthehet Fiati legjendar

Rikthehet Fiati legjendar
28/10/2026 - 15:05

Makinat Fiat të vogla të hapura dikur ishin një element kryesor i Rivierës Italiane. Ato drejtoheshin nga turistë të pasur, yje filmash dhe mysafirë të hoteleve luksoze, dhe...

Më shumëDetails

Meta vë në lojë 95 miliardë dollarë për garën e inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic

Meta vë në lojë 95 miliardë dollarë për garën e inteligjencës artificiale, synon të rivalizojë OpenAI dhe Anthropic
26/10/2026 - 16:43

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, po planifikon një operacion gjigant financimi për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale (IA), në një garë globale ku kompanitë teknologjike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    349 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 87
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë