Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rohde: Kosova do të humbasë shumë para nëse s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare së shpejti

21/11/2023 - 15:25
në Kryesore, Lajme
A A
Rohde: Kosova do të humbasë shumë para nëse s’i voton marrëveshjet ndërkombëtare së shpejti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës do t’i shkaktojë shumë humbje parash Kosovës.

Ai tha se për marrëveshjet gjermane ka afate kohore dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato i humbin Kosovës.

“Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që këto marrëveshje të votohen së shpejti sepse Kosova do të humbasë shumë para nëse këto marrëveshje nuk votohen së shpejti. Është në interes të të gjithë vendit. Qeveria ime ka disa marrëveshje – është një kredi e dhënë nga KFW, e cila do të ndihmojë për të modernizuar, për shembull, infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë. Ka një kredi ndërkombëtare ose ka fonde nga GIZ-in për zhvillimin rural. Këta janë vetëm disa shembuj  Në rastin tonë ka afate buxhetore dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato shkojnë dhe kjo do të ishte shumë fatkeqësi për Kosovën, por edhe për taksapaguesit gjermanë sepse paratë nuk mund të shpenzohen”, tha Rohde para gazetarëve, raporton Gazeta Express.

Në disa seanca të Kuvendit është bartur votimi për marrëveshjet ndërkombëtare. Partia në pushtet ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrahë së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë premtuar përkrahje, por kërkojnë që projektligjet të mos jenë antikushtetuese. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se derisa partia e tij ishte në opozitë ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa opozita sot s’po e bën.

“Kur kam qenë në opozitë për gati një dekadë, unë i kam votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare. Vetëm tri nuk i kam votuar, që i bie më pak se një për qind. Ndërkaq, tash 10 marrëveshje nuk e votojnë asnjërën dhe ato mjete ngelen të bllokuara, që është keq për qytetarët”, kishte thënë Kurti.

Kurti pati thënë se janë 10 marrëveshje ndërkombëtare të bllokuara në Kuvend, të cilat tha se janë në vlerë 380 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim
Kryesore

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin”, Haxhiu tregon nëse do ketë ndryshim në Kuvend

13/07/2025 - 10:46
Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së
Kryesore

Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

13/07/2025 - 10:34
Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false
Lajme

Arrestohet një 44-vjeçar në Han të Elezit, tentoi të fuste në Kosovë mbi 16 mijë franga false

13/07/2025 - 10:18
Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

13/07/2025 - 10:01
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet!

13/07/2025 - 09:36
Maqedonci: FSK ishte e gatshme për ndërhyrje më 24 shtator nëse do të na kërkonte KFOR dhe NATO
Lajme

Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, por shoqëria dhe politikanët nuk e promovuan mjaftueshëm

13/07/2025 - 09:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë