Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund të fitojë trofe me Al-Nassr.
Pas 3 vitesh përpjekje ai e arriti këtë, pas fitores 4-1 ndaj Damacit ku i shënoi edhe 2 gola.
Portugezi, iu drejtua tifozëve të klubit të tij me një mesazh duke u shprehur i lumtur për këtë arritje.
“Nassrawis… çfarë sezoni. Që nga dita e parë, e dinim çfarë donim dhe çfarë do të duhej për të arritur atje”. “Ne punuam, luftuam dhe dhamë gjithçka në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Nuk ishte një rrugë e lehtë, por e bëmë së bashku. Faleminderit që besuat tek ne dhe që qëndruat pranë nesh në çdo hap të rrugës”, ishin fjalët e “CR7”.
Ronaldo, ka bërë 37 paraqitje këtë sezon ku shënoi 30 gola dhe 5 asistime, teksa po afrohet drejt rekordit të 1 mijë golave.












