Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e 925-të në karrierën profesionale të tij.
Goli erdhi në ndeshjen Al Nassr-Al Wehda, ku Ronaldo shënoi me kokë përgjatë një aksioni të hapur, shkruan Insajderi.
Ronaldo shënoi në fillim të pjesës së dytë, ku në minutën e 60′ Al Nassr po udhëheq 1-0 me golin e tij.
Sulmuesi portugez ka kaluar Karim Benzeman me gola, duke shënuar 17 përgjatë këtij sezoni. Benzema ka 16.