Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Një vajzë ka denoncuar të dashurin e saj për sulm fizik dhe ofendime.
Rasti ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ku pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari ka goditur viktimën tri herë me grusht në kokë, si dhe e ka fyer rëndë me fjalë ofenduese.
Prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që të iniciohet si vepër penale “Dhunë në familje”.