Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, pas tubimit të mbajtur në Dragash, ka thënë qytetarët kanë vendosur t’i thonë ‘’STOP krizës’’.
Rama, ka thënë edhe se me qytetarët atje janë pajtuar se ndryshimi i qeverisë është i nevojshëm.
Postimi:
Edhe Dragashi ka vendosur t’i thotë STOP krizës!
Me qytetarë të kësaj komune u takuam sot dhe u pajtuam se ndryshimi i kësaj qeverisjeje është i nevojshëm.
Bedri Hamza është i duhuri! #Rr7













