Rrahman Rama, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njofton se sot ka kaluar ditën në Mitrovicë, ku është pritur ngrohtë nga qytetarët.
Krahas pamjeve të publikuara, Rama ka shkruar:
Sot me shumë kënaqësi kalova ditën me qytetarë që mbajnë gjallë ekonominë e Mitrovicës me dyqanet e tyre.
Me disa prej tyre dhe pensionistë, shijuam edhe çajin në çajtoret e njohura të qytetit.
Kënaqësi të flas me këta burra që me punë të palodhshme mbajnë familjet.












