Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani pritet në Washington nga zëvendëssekretari Landau: Kosova e përkushtuar ndaj aleancës strategjike

22/12/2025 - 19:44
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani pritet në Washington nga zëvendëssekretari Landau: Kosova e përkushtuar ndaj aleancës strategjike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Washington, D.C., me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Siç ka njoftuar Presidenca, gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti amerikan Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani foli poashtu edhe për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë në rajon, si dhe për rëndësinë e shtyrjes përpara të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, si një platformë thelbësore për forcimin e partneritetit dypalësh dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Administratën e Presidentit Trump. Ajo përmendi, ndër të tjera, heqjen e tarifave për produktet amerikane, marrëveshjen për shtetasit e vendeve të treta, linjëzimin me politikën e jashtme amerikane, si dhe harmonizimin e plotë të listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të Presidentit Trump.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ngriti gjithashtu çështjen e shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës amerikane për adresimin e kësaj çështjeje.

Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja shprehu mirënjohje për qëndrimin e qartë të Administratës Trump se dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke, si dhe për përjashtimin e ideve për ndryshime kufijsh apo ndarje, të cilat u cilësuan si të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ky ishte takimi i dytë bilateral mes Presidentes Osmani dhe Zëvendës Sekretarit Landau brenda këtij viti, ku Osmani ritheksoi se Kosova do të vazhdojë të ecë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit të përhershëm të saj.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, bllokada po dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, bllokada po dëmton besimin në institucionet e Kosovës
04/05/2026 - 19:35

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të...

Më shumëDetails

Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar firmat zvicerane duke përfituar gati 1 milion franga

Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar firmat zvicerane duke përfituar gati 1 milion franga
04/05/2026 - 19:22

Një gjykatë në kantonin e Solothurnit në Zvicër ka trajtuar së fundmi rastin e një shtetasi zviceran me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet për një sërë veprash...

Më shumëDetails

Kurti takon Kallas, diskutojnë edhe për dialogun Kosovë- Serbi, “dakordimi i 14 marsit momentum i ri dhe pozitiv”

Kurti takon Kallas, diskutojnë edhe për dialogun Kosovë- Serbi, “dakordimi i 14 marsit momentum i ri dhe pozitiv”
04/05/2026 - 19:11

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), zhvilloi takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe...

Më shumëDetails

Zemaj: 15 milionë euro import të energjisë vetëm në prill, grahni sa të mundeni

Zemaj: 15 milionë euro import të energjisë vetëm në prill, grahni sa të mundeni
04/05/2026 - 18:55

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar disa të dhëna në Facebook. Ai ka shkruar se vetëm në muajin prill, Kosova ka importuar 15 milionë euro energji. Postimi:...

Më shumëDetails

A do të hyjë Fatmir Limaj në listën e PDK’së? Flet nënkryetarja

A do të hyjë Fatmir Limaj në listën e PDK’së? Flet nënkryetarja
04/05/2026 - 18:24

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shuar shpresat lidhur me mundësinë që Fatmir Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrtare, të jetë pjesë e listës zgjedhore...

Më shumëDetails

Mehmetaj akuzon Qeverinë Kurti për hipokrizi: 20 milionë euro tenderë për kompaninë “R & Rukolli” që dikur e lidhnin me Sami Lushtakun

Mehmetaj akuzon Qeverinë Kurti për hipokrizi: 20 milionë euro tenderë për kompaninë “R & Rukolli” që dikur e lidhnin me Sami Lushtakun
04/05/2026 - 18:14

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar disa dokumente, duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i ka ndarë kontrata milionëshe kompanisë “R & Rukolli”, të cilën dikur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    294 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vizitori i huaj ‘zhgënjehet’ nga çmimet në Kosovë: Ja sa pagoi për këto produkte

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë