Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rrahman Rama, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh falënderues për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Rama ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe, duke e cilësuar atë si një nder dhe përgjegjësi të veçantë.
Ai ka ftuar qytetarët që nesër të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës, duke e votuar atë me numrin 130, ndërsa në anën e djathtë të fletëvotimit të zgjedhin numrin 1 dhe numrin 7.
Postimi:
Shumë të dashur qytetarë,
Faleminderit për përkrahjen e madhe që më keni dhënë gjatë kësaj fushate. Është nder për mua t’ju kem në krah.
Nesër kur të votoni, zgjedhni PDK me numër 130 dhe në anën e djathtë votoni numrin 1 dhe numrin 7.
Faleminderit!














