Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftuar se sonte ka zhvilluar një takim me qytetarë të Shkabajit.
Atje, tha se prezantuan planin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
“Sonte në Shkabaj takuam qytetarë prishtinas, të cilëve ua treguam planin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza”, shkroi ai në Facebook.
Rama në këto zgjedhje kandidon me numrin 7.