Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka takuar veteranë, invalidë e familje të dëshmorëve në Gjilan.
Rama, ka thënë se ai u rikujtua se sa e rëndësishme është mbrojtja e vlerave të luftës, kur ata ia vendosën atij flamurin e UÇK’së në prehër.
Postimi:
U mblodhëm në Gjilan me shokët e luftës veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve e simpatizantë të UÇK-së.
Kur ma vendosën flamurin e UÇK-së në prehër, e rikujtova edhe një herë se sa e rëndësishme është mbrojtja e vlerave të luftës.
STOP do t’u themi edhe atyre që jo rrallë po na ofendojnë këto vlera të shenjta.
Faleminderit për respektin e mbështetjen. Mirënjohës përjetë!














