Me rastin e 7-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës, gjenerali Rrahman Rama, kandidat për deputet i PDK-së me numrin 7, ka vlerësuar ndërtimin e Ushtrisë si një nga arritjet më të mëdha të shtetësisë së Kosovës.
Rama theksoi se Ushtria e Kosovës u ndërtua falë angazhimit institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në dhe vendet e NATO-s, duke u shndërruar në një forcë profesionale dhe moderne. Ai përmendi se procesi i themelimit u realizua përmes lobimit intensiv dhe partneritetit të sinqertë ndërkombëtar.
Sipas tij, themelimi i Ushtrisë hapi rrugë për armatim, trajnime ushtarake dhe zhvillim të kapaciteteve mbrojtëse. Sot, shtatë vjet pas themelimit, djemtë dhe vajzat e Kosovës bartin me krenari uniformën e Ushtrisë, duke garantuar sigurinë, sovranitetin dhe të ardhmen e vendit.












