Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahmani: LVV dhe Kurti tentuan ta eliminojnë politikisht Osmanin për kontroll të plotë të pushtetit

09/03/2026 - 18:33
në Kryesore, Lajme
A A
Rrahmani i bashkohet Korenicës: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë i drejtë, pasi sipas tij janë tejkaluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.Në emisionin FIVE, Rrahmani ka theksuar se tashmë vendimi i takon qytetarëve për të zgjedhur një legjislaturë të re që do ta zgjidhë çështjen e presidentit.
“Ka qenë një vendim i drejtë pasi kanë kaluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Tash mbetet te populli që të vendosë për një legjislaturë e cila do ta zgjidhë çështjen e presidentit, pasi kjo legjislaturë nuk ka pasur as vullnet e as mundësi për ta zgjedhur një figurë që do të ishte përfaqësuese dhe unifikuese për vendin”, ka deklaruar ai.Rrahmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti se kanë tentuar të vendosin opozitën para një akti të kryer.
“Pushteti ka pasur 66 vota me të cilat ka mundur t’i bëjë dy kandidatura, në fakt i ka bërë dy, por kandidaturat me të cilat ka provuar me presion e shantazh deputetët e opozitës t’i vendosë para aktit të kryer që të votojnë njërin nga këta kandidatë për presidentit”, ka deklaruar Rrahmani.Ai ka shtuar se Vetëvendosja nuk ka dashur të shkojë në zgjedhje dhe ka llogaritur se opozita nuk do të guxonte ta pranonte një proces të ri zgjedhor.
“LVV dhe Albin Kurti kanë qenë të bindur se opozita nuk guxon të shkojë në zgjedhje dhe se do ta votonin këdo që ata do ta propozonin për president”, ka theksuar ai.Rrahmani po ashtu ka deklaruar se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë treguar një tentativë për eliminim politik të presidentes Osmani dhe për kontroll të plotë të pushtetit nga Vetëvendosja.
“Shpërfaqja në këtë periudhë të fundit sidomos me moskandidimin e apo tentativën për eliminim politik të Vjosa Osmanit e ka shpërfaqë qëllimin për kontroll të plotë të pushtetit nga LVV dhe Albin Kurti. Besoj se do të ishte korrekte që gjatë fushatës do të tregonin e Vjosa Osmani nuk do të jetë presidente nuk do të mbështet. Unë jam i bindur që LVV nuk ka dashur të shkojë në zgjedhje, ata kanë qenë të bindur se opozita nuk kanë guxim të shkojnë në zgjedhje dhe ia votojnë qoftë edhe Dimal Bashën me vendos për president, këdo që ata e kishin propozu kanë qenë të bindur se do të votohej për president”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

E konfirmon Haradinaj, Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme

E konfirmon Haradinaj, Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme
09/03/2026 - 20:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër., Ai tha në “Frontal” të T7 se Gjini do t’i prijë listës,...

Më shumëDetails

VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë
09/03/2026 - 19:29

Shefja e GP të Lëvizes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka mirëpritur vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e nxjerrë nga Presidentja e vendit për shpërndarjen...

Më shumëDetails

Mustafa: VV të tregojë a është Gjykata Kushtetuese “e kapur” nga opozita

Mustafa: Bastisjet e arrestimet e fundit tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie
09/03/2026 - 19:25

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani...

Më shumëDetails

Kurti akuzon presidenten për shkelje kushtetuese, i frikësohet zgjedhjeve: Rrezik real për shpalljen e zgjedhjeve të reja

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
09/03/2026 - 18:30

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai i kërkoi gjykatës që...

Më shumëDetails

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”
09/03/2026 - 18:27

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në emisionin “Kosova Live” për statuset e fundit të deputetes Adriana Matoshi nga Lëvizja e Vetëvendosje pas dhe deklaratave të saj lidhur me...

Më shumëDetails

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars
09/03/2026 - 17:58

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars. Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë