Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

26/12/2025 - 13:36
në Lajme
A A
Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj imamit Behar Mjekiqi, për veprën penale “Dhunë në familje”. Aktakuza përshkruan me hollësi një ngjarje të rëndë familjare që ka ndodhur më 21 dhjetor 2022, duke përfshirë dhunë fizike, psikologjike, kërcënime dhe privim nga liria e lëvizjes.

Imami Mjekiqi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij të dytë E.J., me të cilën bashkëjetonte në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Ai e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zhagas drejt oborrit të shtëpisë, me qëllim për ta larguar nga vendi ku jetonin së bashku.

Sipas aktakuzës që ka siguruar Paparaci, më 21 dhjetor 2022, rreth orës 18:45, në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Mazgit, situata ka eskaluar rëndë.

Viktima ndodhej në dhomën e gjumit, kur Mjekiqi hyri dhe filloi ta ofendonte, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga shtëpia. Ai i është drejtuar me fjalë kërcënuese, duke i thënë se “duhet të largohet patjetër” dhe se marrëdhënia mes tyre kishte përfunduar.

Sipas dëshmisë së viktimës, ajo ka tentuar të bisedojë dhe të kuptojë arsyen e sjelljes së tij, por situata është përkeqësuar.

Aktakuza ndaj Behar Mjekiqit

Imami Mjekiqi ka filluar t’i mbledhë sendet e saj personale, duke e detyruar të largohet. Kur ajo ka tentuar të marrë telefonin për të kontaktuar familjen, i pandehuri ia ka marrë telefonin nga dora, duke ia pamundësuar komunikimin me të tjerët.

Në këtë moment, sipas aktakuzës, ai ka ushtruar dhunë fizike. E ka kapur për flokësh dhe për krahu, e ka tërhequr zvarrë nga dhoma e gjumit drejt korridorit, duke e rrëzuar në dysheme. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndjerë e frikësuar dhe e poshtëruar.

Ajo ka deklaruar se gjatë gjithë kohës ka kërkuar ndihmë dhe ka tentuar të largohet, por është penguar me forcë.

Viktima E.J. ka deklaruar se pas daljes nga shtëpia ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar ndihmë. Ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor, ku janë konstatuar lëndimet trupore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dhe viktima kishin lidhur martesë sipas riteve fetare islame dhe kishin jetuar herë pas here së bashku.

Marrëdhënia e tyre kishte qenë e tensionuar edhe më herët, ndërsa konfliktet mes tyre kishin filluar muaj para ngjarjes, duke përfshirë ndarje të përkohshme dhe rikthime.

I pandehuri, imami Mjekiqi ka mohuar përdorimin e dhunës fizike, duke pretenduar se ka vepruar vetëm për ta “qetësuar” situatën dhe se viktima ka pasur probleme emocionale.

Megjithatë, Prokuroria ka vlerësuar se provat e mbledhura, përfshirë deklaratat, raportet mjekësore dhe dëshmitë e tjera, e mbështesin dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje.

Ironia e këtij rasti qëndron në fatkin se Behar Mjekiqi, imam e ligjërues fetar, në të kaluarën kishte bërë deklarata kundër dhunës në familje.

Në një intervistë, ai kishte theksuar se dhuna nuk ka asnjë justifikim dhe se njeriu duhet të përmbahet edhe në momentet më të vështira emocionale.

Deklaratat e tij të mëparshme, sot janë në kontrast të fortë me akuzat që rëndojnë mbi të.

“Duhet mbajtur veten nën kontroll. Islami thotë nëse je shumë nervoz e je në kambë ulu, e nëse je ulë e nuk të kalon lëviz, nëse nuk kalon merr abdes, falu namaz. Na nuk i kemi këto rregulla, prej nervozës kalojmë në diçka tjetër pastaj justifikohemi nuk kam qenë vetvetja, por nuk është e vërtetë. Po të mos ishte vetvetja do të përfundoje në izolim e psikiatri, e jo me nejt në burg tu lu shah me thanë valla s’kam qenë vetëvetja”, deklaronte dikur Mjekiqi.

Sipas tij, gruaja është amanet dhe nuk duhet të rrahet e lëre më të vritet.

“Gruan e ke amanet e ka lind dikush e ka eduku, ty ta ka dhuru e ti e ke marrë atë në amanet. E ti një ditë e vran. Pse? Që s’ta ka la një tesh? Është e ndalume njeriu me ushtru dhunë. Vet profeti i ka ndihmu gruas vet. E ti gruan tënde po e merr si person i gradës dytë. Nuk është marre me i ndihmu grusë tande. Unë nuk besoj që ndodh dhunë për një kafe a për një tesh”./Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Lajme

“Qeveri e turpit”, Gucati në varrimin e babait të Calit: Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

26/12/2025 - 14:29
Rrahman Rama: Me banorët e fshatrave Mihaliq e Druar ishim njëzëri se Kosovës i duhet ndryshim
Lajme

Rrahman Rama: Me banorët e fshatrave Mihaliq e Druar ishim njëzëri se Kosovës i duhet ndryshim

26/12/2025 - 14:22
Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton
Lajme

Abdixhiku: Me LDK-në në Qeveri, rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

26/12/2025 - 14:10
104-shi i LDK-së, Roni Kosmann prezanton pesë zotimet për qytetarin
Lajme

104-shi i LDK-së, Roni Kosmann prezanton pesë zotimet për qytetarin

26/12/2025 - 13:43
I jepet lamtumira e fundit babit të Calit, varroset pa praninë e djalit
Lajme

I jepet lamtumira e fundit babit të Calit, varroset pa praninë e djalit

26/12/2025 - 13:17
Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit
Lajme

Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit

26/12/2025 - 12:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë