Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari në përvjetorin e 28 të Epopesë së UÇK-së ka sjellë rrëfime direkte nga Prekazi.
Ai në një speciale në kuadër të emisionit “Info Magazine”, tregoi për bisedat e fundit të Adem Jasharit.
“Dajë, përhajr na qoftë lufta”, ka bisedu me Shani Gecin, është bashkëfshatar i yni, Shani Geci e ka pasë telefonin në shtëpi, Ademi ka marrë informacione se po vijnë forca policore serbe nga Llausha. E ka thirr në telefon dhe i ka thënë a janë çu ata djemtë, a janë në vendin ku duhet, gjoja a janë çu për me dal në pozicione. Kur e ka kuptuar, Shaniu se ne kemi dalë në pozicione, e ka thirr Ademin i ka thënë kqyrni se edhe prej anës suaj janë t’u ardh shumë ”.
“Ademi është lajmëruar, ka biseduar me Shani Gecin për së dyti herë dhe i ka thënë: përhajr na koftë lufta se edhe prej neve janë t’u ardh”, rrëfeu mes tjerash Geci, njofton Klankosova.tv.











