Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëmbimi i biznesmenit në Tiranë: Vetëdorëzohet djali i aksionarit të “Eurosig”

15/04/2026 - 15:10
në Lajme
A A
Rrëmbimi i biznesmenit në Tiranë: Vetëdorëzohet djali i aksionarit të “Eurosig”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëdorëzimi i Jurgen Nezës vjen pas arrestimit të dy kushërinjve të tij, ndërsa hetimet zbulojnë një skemë rrëmbimi me maskim si agjentë të BKH-së dhe kërkesë fillestare prej 1 milion eurosh.

Pas disa ditësh në kërkim policor, Jurgen Neza, 28 vjeç, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, duke u përfshirë kështu në hetimet për një nga rastet më të rënda të rrëmbimit të ndodhur së fundmi në kryeqytetin shqiptar.

Dorëzimi i tij vjen menjëherë pasi policia arrestoi dy bashkëpunëtorët e dyshuar, vëllezërit Hysen dhe Kevin Neza – kushërinj të tij – të cilët dyshohet se kanë pasur rol kyç në pengmarrjen e biznesmenit të ndërtimit, Florjan Sula.

Ngjarja, sic raportojnë mediat shqiptare, ka ndodhur më 31 mars, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Sipas dosjes hetimore, autorët kishin vëzhguar për një kohë të gjatë lëvizjet e 32-vjeçarit, duke ndërtuar një plan të detajuar për rrëmbimin e tij.

Në momentin e ndërhyrjes, ata (të veshur me të zeza dhe të maskuar) i janë prezantuar Sulës si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke e mashtruar dhe detyruar të hipte në automjet.

Pas rrëmbimit, biznesmeni është dërguar në një ambient në zonën e Xhafzotajt, ku, sipas hetimeve, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike dhe presion psikologjik.

Fillimisht, pengmarrësit kanë kërkuar 1 milion euro në këmbim të lirimit. Pasi viktima ka deklaruar se nuk dispononte një shumë të tillë, kërkesa është ulur në 500 mijë euro. Sula është liruar me kusht që të siguronte paratë brenda një afati të caktuar.

Pas lirimit, Sula ka denoncuar rastin në polici, duke vënë në lëvizje hetimet.

Edhe pse autorët kishin qenë të maskuar, analizimi i kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të lëvizjes së tyre ka bërë të mundur identifikimin.

Operacioni policor çoi në arrestimin e Hysen dhe Kevin Nezës, ndërsa në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:

pesë automjete të përdorura në krim,

pesë telefona celularë,

shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Jurgen Neza u shpall në kërkim deri në momentin e vetëdorëzimit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rolin konkret të secilit të përfshirë në këtë skemë.

Jurgen Neza është djali i Gazmend Nezës, aksionar në shoqërinë e sigurimeve “Eurosig” Sh.a., një kompani me aktivitet në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Kosovë, “Eurosig” operon si degë e kontrolluar plotësisht nga kompania mëmë në Shqipëri./Insajderi/

JU REKOMANDOJMË

Pse u përjashtua nga kryesia e LDK-së? Flet Besa Gaxherri

Gaxherri: Me mujt nesër e dërgojmë vendin në zgjedhje
15/04/2026 - 16:05

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në një prononcim për “Front Online” ka folur pas publikimit të listës së re të kryesisë, në të cilën ajo...

Më shumëDetails

Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar

Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar
15/04/2026 - 15:55

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, në një konferencë për media ka paraqitur shqetësimet e LDK-së rreth hajnisë me njehsorët elektrik. Sipas tij, Ministria e Industrisë po...

Më shumëDetails

Trump thotë se Kina pranoi të mos dërgojë armë në Iran, i lumtur që SHBA-të po hapin ngushticën

Trump thotë se Kina pranoi të mos dërgojë armë në Iran, i lumtur që SHBA-të po hapin ngushticën
15/04/2026 - 15:48

Presidenti Donald Trump tha se Kina është “shumë e lumtur” që SHBA-të po punojnë për të hapur Ngushticën e Hormuzit, dhe kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë...

Më shumëDetails

“LDK synon rikthimin e të gjithë anëtarëve, dera e hapur edhe për Vjosa Osmanin”, thotë Azemi

“LDK synon rikthimin e të gjithë anëtarëve, dera e hapur edhe për Vjosa Osmanin”, thotë Azemi
15/04/2026 - 15:31

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka deklaruar se partia po synon unifikimin e plotë dhe rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, duke...

Më shumëDetails

Marrëveshja eventuale LDK-VV, Bajrami: Qëndrimi im dihet prej 6 vjetësh

Bajrami: Kurti e ka shtyrë liberalizimin e vizave për 6 vjet
15/04/2026 - 15:18

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar raportimet e fundit për një marrëveshje eventuale ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ajo theksoi se qëndrimi i saj është i njohur prej...

Më shumëDetails

LVV-LDK drejt marrëveshjes, Ermal Panduri: Ekskluzive, nuk është e vërtetë

LVV-LDK drejt marrëveshjes, Ermal Panduri: Ekskluzive, nuk është e vërtetë
15/04/2026 - 15:08

Një lajm i publikuar nga mediat se Albin Kurti është afër arritjes së një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit me LDK-në, ku sipas burimeve të rtv21 ky...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia për arrestimin e Peleviqit: Mori pjesë në aksion policor-ushtarak më 1999 në Skenderaj ku u vranë 15 civilë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • U la jashtë listës së kryesisë së LDK’së, reagon Driton Selmanaj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë