Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrënimi demografik i Ballkanit Perëndimor

20/01/2022 - 09:57
në Opinione
A A
Rrënimi demografik i Ballkanit Perëndimor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova i ka humbur 15.4 për qind të popullsisë së saj midis viteve 2007–2018

Nga Cristian Gherasim

Asnjë vend në Ballkan nuk është kursyer nga një kombinim i rrezikshëm i emigrimit dhe plakjes së popullsisë. Në aspektin demografik, kombi i vogël i Maqedonisë së Veriut ka vuajtur jo pak. Vendi ballkanik ka humbur çerekun e popullsisë së tij që nga fillimi i viteve 1990.

Regjistrimi i fundit i kryer në fund të vitit të kaluar, tregon një rënie të popullsisë me 10 për qind në vetëm 2 dekadat e fundit. Gati 600.000 maqedonas u shpërngulën jashtë vendit në dekadat pas pavarësisë së vendit. Në Shqipërinë fqinje situata është edhe më e rëndë.

1.7 milionë njerëz, ose 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi gjatë 3 dekadave të fundit. Sipas raportit të OKB-së mbi perspektivat e popullsisë, popullsia prej thuajse 3 milionë banorësh pritet të bjerë nën 1 milionë banorë deri në fund të këtij shekulli.

Të dyja vendet shpresojnë se një anëtarësim i shpejtë në Bashkimin Evropian, do t’u sigurojë një të ardhme më të mirë, dhe do të ndryshojë modelin e migracionit. Bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në union, ishin bllokuar në të kaluarën nga Greqia për shkak të një konflikti të gjatë mbi emrin e këtij shteti.

Tani, përparimi drejt BE-së i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë është bllokuar për shkak të vetos që ka vendosur Bullgaria. Një vend tjetër ballkanik i prekur rëndë nga rënia e popullsisë është Serbia. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vendi me gati 7 milionë banorëpritet të ketë 1 milion banorë më pak deri në vitin 2050.

Vetë autoritetet serbe thonë se ky vend po humb një qytet çdo vit. Qindra mijëra serbë u larguan nga vendi pas luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990. Ekonomia serbe u ndikua shumë edhe pas sanksioneve që i paraprinë bombardimeve të NATO-s të vitit1999 për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm në Kosovë.

Sipas një analize të OECD-së mbi gatishmërinë e sistemit shëndetësor serb për të luftuar pandeminë e Covid-19, të dhënat tregojnë se mbi 10.000 mjekë u larguan nga Serbia drejt Evropës Perëndimore gjatë 20 viteve të fundit, dhe sistemit shëndetësor i mungojnë aktualisht 3.500 mjekë dhe 8.000 infermierë.

Disa nga arsyet pse rajoni i Ballkanit ka pasur një emigracion në nivele kaq të larta gjatë dekadave të fundit, mund të gjurmohen tek shpërbërja e ish-Jugosllavisë, luftërat civile dhe vështirësitë ekonomike që pasuan.

Bosnje Hercegovina është ndoshta vendi më i goditur në rajon. Disa studime pretendojnë se gati gjysma e qytetarëve të lindur në këtë vend nuk jetojnë më atje. Një shembull tjetër i spikatur është Kosova, që ka humbur 15.4 për qind të popullsisë së saj midis viteve2007–2018.

Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2013. Që atëherë, më shumë se çerek milioni kroatë janë larguar nga vendi, duke kërkuar punë me paga më të mira jashtë vendit. Popullsia prej pak më shumë se 4 milionë banorësh, është tkurrur me thuajse 10 për qind në një dekadë.

Qeveria e Zagrebit po përpiqet të ndryshojë situatën dhe u ka premtuar së fundmi kroatëve të diasporës deri në 26.000 euro nëse rikthehen në vendin e tyre dhe hapin një biznes. Edhe Greqia po shfaq të njëjtat tendenca shqetësuese. Sipas agjencisë greke të statistikave, midis viteve 2011–2020 popullsia e vendit u tkurr me gjysmë milionë.

Rënia e popullsisë greke gjatë dekadës së fundit, ka ndodhur për shkak të disa faktorëve.

Është më se e qartë se kriza financiare e vitit 2009 luajti një rol të madh, ku shumë prej tyre ose u zhvendosën jashtë vendit ose hezituan të krijonin një familje në Greqi për shkak të një të ardhmeje të pasigurt.

Plakja luan një rol të madh në përshpejtimin e rënies së popullsisë në rajon. Sipas parashikimeve të fundit të Eurostat,deri në vitin 2050, mosha mesatare e popullsisë Në Rumani dhe Bullgari pritet të rritet me të paktën 8 vjet.

Të dhënat e Institutit të Statistikave në Rumani, tregojnë se sa shpejt është plakur popullsia gjatë viteve të fundit. Qarku Valcea kaloi nga 126 qytetarë të moshuar për çdo 100 të rinj, në 185 të moshuar për çdo 100 të rinj, brenda vetëm 10 viteve.

Një popullsi e moshuar nënkupton mungesë të fuqisë punëtore në dispozicion, por edhe rritje të shpenzimeve qeveritare për skemat e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor. Kostoja e një numri në rënie të të rinjve në Ballkan është llogaritur nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Instituti për Zhvillim dhe Inovacion.

Studimi tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor po humbet çdo vit miliarda euro për shkak të migrimit të të rinjve. Për të vlerësuar pasojat ekonomike të kësaj dukurie, studimi merr parasysh si kostot e lidhura me arsimin – 2.46 miliardë euro – po ashtu edhe humbjet e mundshme në rritjen e PBB-së, pikërisht për shkak të largimit të të rinjve nga këto vende.

Llogaritet se vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin për shkak të migrimit të të rinjve rreth3.08 miliardë euro çdo vit në rritjen e mundshme të PBB-së dhe në rënien e konsumit. Nëse kësaj shifre i shtohen shpenzimet mbi arsimimin e tyre,atëherë kostoja në total është rreth 5.5 miliardë euro në vit.

/ “Eu Observer”

JU REKOMANDOJMË

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan
26/05/2026 - 17:28

Shkruan: Arian Zeka Për shumë vite, diskutimet për energjinë në Kosovë janë përqendruar kryesisht rreth temave të zakonshme: prodhimit vendor të energjisë elektrike, importeve dhe investimeve në burime...

Më shumëDetails

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
25/05/2026 - 15:43

Shkruan: Enver Hasani Për këtë arsye, marrja me programet e LVV-së dhe me atë se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta në qeverisjen e kaluar...

Më shumëDetails

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë
20/05/2026 - 10:50

Përplasja mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanes nuk është incident i izoluar. Ajo është pasojë e një kulture politike të ndërtuar prej vitesh me demonizim, poshtërim dhe urrejtje...

Më shumëDetails

Po, unë jam drenicake

Po, unë jam drenicake
19/05/2026 - 16:13

Shkruan: Doruntina Meha Meqenëse është ndezur përsëri flaka e egër e ofendimeve dhe propagandës kundër Drenicës e orkestruar me saktësi nga partia në pushtet dhe ushtria e saj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë