Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot ka njoftuar se ka urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në këto komuna.
Veriu.info mëson se intervistimi i tyre po zhvillohet nga sektori i hetimeve rajonale i Policisë së Kosovës, proces i cili ende është duke vazhduar.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se së paku për rreth 20 prej tyre do të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.
Në lidhje me këtë çështje, Veriu.info ka pyetur zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka thënë se për masën e ndalimit mund të japë informacione pasdite.
“Për masën e ndalimit dëgjohemi pasdite dhe ju informojmë për vendimin e Prokurorisë”, ka thënë Preteni në një përgjigje të shkurtër për Veriu.info.
Dallaveret me vota/ Prokuroria e Mitrovicës urdhëron që 43 kryesues do të intevistohen













