Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rreth 40 për qind e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

12/05/2025 - 10:34
në Lajme
A A
Rreth 40 për qind e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

41331136 - two doctors standind with their arms crossed on chest ready to work. healthcare and medical concept.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata “DITA E INFERMIERËVE – NURSE DAY” e studentëve të drejtimit të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ka realizuar një anketim të radhës me studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë të këtij drejtimi.

Leonita Ujkani, kryetare e organizatës, tregon se nga studentët e pranishëm në ligjërata dhe që pranuan të përgjigjen, në anketim janë përfshirë 123 studente dhe 21 studentë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raport me vitin e studimeve, pjesë e anketimit janë bërë 37 studentë apo 25.7% nga viti i parë, 41 studentë apo 28.5% nga viti i dytë dhe 66 studentë apo 45.8% nga viti i tretë. Gjithsej në anketim, në hulumtim janë përfshirë rreth 48% e numrit të përgjithshëm të studentëve të Infermierisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Sipas Ujkanit, përmes këtij hulumtimi kanë dashur të shihnin mendimin e studentëve, infermierëve të ardhshëm për prespektivat e punësimit të infermierëve pas diplomimit.

Pyetjes, sa shpejt mendoni se do të gjeni punë pas diplomimit, nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 36 studentë apo 25% mendojnë se pas dimplomimit punë do të gjejnë brenda një viti, 37 studentë apo 25.7% thonë se punë do të gjejnë pas më shumë se një viti, ndërsa 71 studentë apo 49.3%, nuk janë të sigurt se do të gjejnë punë në Kosovë.

Pyetjes, nëse mendoni se nuk ka mjaftueshëm mundësi punësimi në Kosovë, cilat janë arsyet kryesore? (përgjigje të shumëfishta).

Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 88 studentë kanë zgjedhur opsionin e mungesës së vendeve të punës, 79 kanë zgjedhur opsionin se pagat janë të ulëta, 62 prej tyre kanë rrethuar edhe opsionin se ka mungesa të kushteve të mira të punës, ndërsa 60 prej tyre mendojnë së nepotizmi është një nga arsyet pse nuk mund të punësohen në Kosovë.

Pyetjes, nëse brenda një viti pas diplomimit nuk punësoheni në Kosovë, a do të ishit të gatshëm të punonit jashtë vendit? Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 56 studentë apo 38.9% kanë thënë se mund të largohen nga Kosova, 24 studentë apo 16.7% thonë se nuk largohen ndërsa 64 studentë apo 44.4% nuk e përjashtojnë mundësinë të lrgohen nga Kosova nëse nuk gjejnë punë brenda një viti pas diplomimit.

Pyetjes se cilin shtet do të preferonit për të punuar si infermier? Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, Kosovën e preferojnë 38 studentë, Gjermaninë e kanë rrethuar si opsion 56 studentë, Zvicrën 33 studentë, ndërsa vendet si Suedi, Norvegji, Francë, Austri, SHBA, kanë zgjedhur si mundësi shumë pak studentë.

Pyetjes se, Çfarë do të ndikojë në vendimin tuaj për të punuar jashtë vendit? (përgjigje të shumëfishta). Nga 144 studentë tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 115 studentë mendojnë se paga më e lartë është arsyea kryesore, për avansim e aftësim profesional kanë zgjedhur opsionin 85 studentë, Kushtet e punës 91 studentë ndërsa kualiteti i jetës dhe shërbimet shëndetësore, kanë rrëthuar si opsion 93 studentë.

Leonita Ujkani, thotë se ne do të jemi zëri i përditshëm i studentëve dhe profesionistëve të Infermierisë. DITA E INFERMIERËVE nuk duhet të jetë vetëm më 12 maj – ajo duhet dhe do të jetë ÇDO DITË”.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori britanik: Ngërçi politik rrezikon të ardhmen e Kosovës
Lajme

Ambasadori britanik: Ngërçi politik rrezikon të ardhmen e Kosovës

23/07/2025 - 09:51
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
Lajme

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23/07/2025 - 09:50
Ambasada Amerikane: Kosova ka potencial të bëhet kontribues kyç në sigurinë globale
Kryesore

Ambasada Amerikane: Kosova ka potencial të bëhet kontribues kyç në sigurinë globale

23/07/2025 - 09:29
“Çmimet e shezlonëve shkojnë deri në 200 euro”, Mali i Zi boshatiset nga pushuesit, plazhet gati të zbrazëta
Ekonomi

“Çmimet e shezlonëve shkojnë deri në 200 euro”, Mali i Zi boshatiset nga pushuesit, plazhet gati të zbrazëta

23/07/2025 - 09:24
Mitrovicë e Veriut: Arrestohen dy persona, dyshohen për dhunë ndaj prindit të tyre
Lajme

Mitrovicë e Veriut: Arrestohen dy persona, dyshohen për dhunë ndaj prindit të tyre

23/07/2025 - 09:22
U akuzua për “tradhti”, Obama reagon ashpër ndaj Trump
Lajme

U akuzua për “tradhti”, Obama reagon ashpër ndaj Trump

23/07/2025 - 09:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • “Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Mehmetaj i reagon në koment Kurtit për mendimin e GjND-së, merr qindra pëlqime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë