Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rreth 8 mijë lindje gjatë një viti, Ndrejaj: Gjinekologjia është dera e parë dhe më e sigurt për gratë e Kosovës

22/09/2025 - 19:16
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK vazhdon të mbetet një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend, për shkak të numrit të madh të pacientëve që trajton çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2024, në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar rreth 8 mijë lindje, një numër që është thuajse i njëjtë me vitin paraprak. Ndërsa gjatë këtij viti deri tani janë regjistruar mbi 6,200 lindje, çka dëshmon për besimin e madh që qytetarët kanë ndaj kësaj klinike.

E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, në një intervistë për “Indeksonline”, ndau detaje mbi punën, sfidat dhe investimet e realizuara në këtë institucion.

Drejtori Ndrejaj thotë se gjatë këtyre viteve prej kur dhe e udhëheq këtë klinikë ka pasur dhe sfida, por lavdatat kanë qenë më të shumta se sa ankesat. Ndërkaq inkurajon pacientët që t’i paraqesin ato në mënyrë zyrtare.

“Që nga koha kur kam marrë drejtimin e klinikës, kam marrë më shumë lavdata se sa ankesa. Kam kërkuar që çdo ankesë të bëhet me shkrim dhe të jetë e argumentuar. Ne nuk i shmangemi përgjegjësisë, përkundrazi, çdo rast shqyrtohet me seriozitet maksimal”, tha ai.

Ndrejaj thotë se Gjinekologjia në QKUK mbetet qendër referente për gjithë Kosovën dhe jo rrallë herë pranon dhe pacientë me gjendje të rëndë dhe raste të ndërlikuara që nuk mund të menaxhohen në klinika private apo spitale rajonale.

“Ka shumë raste që na vijnë të komplikuara nga klinikat private, për mungesë të stafit, kushteve për trajtim intensiv apo mjetesh të nevojshme për ndërhyrje urgjente. Ne i trajtojmë me kujdes të veçantë dhe profesionalizëm të lartë”, thotë Ndrejaj.

Ndrejaj thotë se në tre vjetët e fundit, Klinika ka përjetuar një transformim të rëndësishëm në aspektin infrastrukturor. Dhomat me nga tetë pacientë janë reduktuar në dhoma me nga dy pacientë, të pajisura me nyje sanitare moderne, përfshirë banjo brenda dhomës.

“Kemi investuar në kushte më të mira për pacientet. Po ashtu, kemi shtuar edhe disa shërbime të reja, në përputhje me standardet moderne të trajtimit”, thotë ai.

Një nga sfidat kryesore që përmend drejtori Ndrejaj është mungesa e infermierëve.

“Në disa reparte, ku trajtohen deri në 40 pacientë, ka vetëm 2-3 infermierë në një ndrrim. Ne kërkojmë çdo vit shtim të stafit, por kufizimet buxhetore janë pengesë e vazhdueshme. Megjithatë, mjekë kemi mjaftueshëm dhe profesionalizmi nuk mungon”, thotë ai.

Sipas drejtorit, klinika ka një staf me përvojë të gjatë dhe përgatitje të lartë profesionale.

“Në aspektin profesional, ofrojmë trajtim në nivelin më të lartë. Çdo paciente trajtohet me respekt dhe përkushtim”, tha ai.

Ai pranon se në të kaluarën ka pasur sfida në aspektin e komunikimit të stafit me pacientët, por se gjendja është përmirësuar ndjeshëm.

“Kemi mbajtur trajnime për infermierët për sjellje më të mirë me pacientët. Kushtet më të mira dhe trajtimi më human kanë bërë që edhe pakënaqësitë të zvogëlohen”, thotë ai.

Ndrejaj thekson se pacientet janë të mirëseardhura të paraqesin çdo ankesë, por në mënyrë institucionale.

“Kemi kuti ankesash në hyrje të klinikës. Çdo ankesë që vjen dhe është e argumentuar trajtohet nga komisioni përkatës”, thotë ai.

Megjithëse herë pas here ka ankesa për trajtim, Ndrejaj përçoi një mesazh të qartë për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat zgjedhin gjinekologjinë për t’u trajtuar.

Sipas tij trajtimi i pacientëve është në nivelin më të lartë dhe se për këtë s’ka vend për dyshim. Ndërsa pohon se klinika që ai udhëheq tash e sa vjet, është e qytetarëve dhe se çdo grua duhet ta ndihet e sigurt si në shtëpinë e saj.

“Klinika e Gjinekologjisë është dera e parë për kujdesin tuaj shëndetësor. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim. Çdo herë Klinika Gjinekologike do të jetë qender referente dhe qender kryesor në shërbim të qytearëve dhe pacientëve pa dallim. Klinika është e të gjithëve. Trajtimi është në nivelin më të lartë. Nuk mund asnjë pacient as të dyshoj dhe as të anashkalojë Klinikën Gjinekologjike, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër më të mirë në Kosovë. Kështu që mos të hezitojnë dhe të mos shkaktojnë panik mediat kot, se pacientet e kanë këtë derë. Kjo është klinika e tyre dhe pacienti këtu do të ndihet sikur të jetë në shtëpinë e vet”, thotë Ndrejaj.

JU REKOMANDOJMË

Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar
30/07/2026 - 22:17

Avdullah Hoti nuk u është përgjigjur gazetarëve përkundër interesimit të tyre për të marrë një koment nga vetë ai, pasi Lumir Abdixhiku u rikonfirmua kryetar i partisë. Hoti...

Më shumëDetails

Muhaxheri: Kryetarit i urojmë fitore, mbetet për të ardhmen me vlerësu çfarë ka qenë kjo fitore

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut
30/07/2026 - 22:06

Gazmend Muhaxheri, i cili ishte ndër iniciuesit e shkarkimit të Lumir Abdixhikut, është deklaruar në Pressing pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i partisë. “Rezultati i ngushtë por...

Më shumëDetails

Reagon Vjosa Osmani pasi Abdixhiku i mbijeton shkarkimit

Reagon Vjosa Osmani pasi Abdixhiku i mbijeton shkarkimit
30/07/2026 - 22:02

Deputetja e zgjedhur Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të delegatëve që me votë t’i vazhdojnë t’i besojnë Lumir Abdixhikut si kryetar. Pak minuta pas vendimit, Osmani e...

Më shumëDetails

Lumir Abdixhiku merr votëbesimin, vazhdon të udhëheqë LDK-në

Lumir Abdixhiku merr votëbesimin, vazhdon të udhëheqë LDK-në
30/07/2026 - 21:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë votëbesimin e delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke siguruar vazhdimin e mandatit në krye të LDK-së....

Më shumëDetails

Kryhet votimi për ose kundër shkarkimit të Abdixhikut, pritet numërimi i votave

“A jeni për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku?”,  pyetja që u aprovua nga delegatët para procesit të votimit
30/07/2026 - 21:39

Ka përfunduar procesi i votimit, ndërsa brenda pak minutash pritet të bëhet e ditur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

“Kur i thërret pesë herë në telefon, çfarë i thuhet asaj pune“: Kryetari i degës së LDK-së flet për presionin ndaj delegatëve

Vazhdon votimi në LDK, votojnë delegatët e Prishtinës, Pejës, Lipjanit e Podujevës
30/07/2026 - 21:11

Kryetari i degës së LDK-së në Pejë dhe në këtë komunë, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me presionet që janë ushtruar ndaj delegatëve të kësaj partie, ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë