Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Reezarta Krasniqi, u ka dhënë mbështetje kandidatëve për deputetë nga kjo parti që garojnë nga Mitrovica, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi që në këto zgjedhje nuk kandidon për deputete po vazhdon mbështetjen për kandidatët për deputetë.
Një nga arsyet e mbështetjes është fakti që Mitrovicës i duhen zëra në fuqishëm në organin më të lartë legjislativ të vendit.
Mbështetja e saj shkon për kandidatët Brikena Muharremi, Naim Hajra dhe Oltion Ahmeti./veriu.info/











