Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka shpërndarë një video ku shihet ekipi i Kosovës teksa vallëzon me muzikë ritmike.
Krasniqi ka thënë 350 mijë euro të taksave të qytetarëve të Kosovës u shpenzuan për luks dhe “tallava” në Davos, ndërkohë që Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
“Kjo nuk është as diplomaci dhe as përfaqësim i dinjitetshëm – është papërgjegjësi dhe tallje me qytetarët! Koha për llogaridhënie. Koha për ndryshim!” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
350 mijë euro të taksave të qytetarëve të Kosovës u shpenzuan për luks dhe “tallava” në Davos, ndërkohë që Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Dhe kjo ndodh pikërisht kur vendi është nën masa sanksionuese nga BE-ja!
Ky është shfrytëzim i turpshëm i parave publike dhe një dështim total i diplomacisë.
Në vend që të punojnë për heqjen e sanksioneve dhe avancimin e interesave të shtetit, ata shpenzojnë para të taksapaguesve për shfaqje boshe, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën.
Kjo nuk është as diplomaci dhe as përfaqësim i dinjitetshëm – është papërgjegjësi dhe tallje me qytetarët! Koha për llogaridhënie. Koha për ndryshim!