Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e dyshimtë e çmimeve të tokës në Zvërnec dhe miliona euro që ndryshuan duar

11/06/2026 - 14:40
në Lajme
A A
Rritja e dyshimtë e çmimeve të tokës në Zvërnec dhe miliona euro që ndryshuan duar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dokumente dhe transaksione të shumta tregojnë një rritje të shpejtë të vlerës së tokave në Zvërnec dhe përfshirjen e një rrjeti ndërmjetësish në qarkullimin e miliona eurove gjatë shitblerjeve të njëpasnjëshme, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal për vepra që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe grupin e strukturuar kriminal.

Zyrat dhe banesat e personave më të afërt të Artur Shehut, një biznesmen kontrovers, u kontrolluan më 30 maj 2026 nga një grup i vogël agjentësh të BKH-së në Vlorë.

Në listën e kontrolleve që agjentët duhet të kryenin ishin të renditur noterë, por edhe kompani që janë të përfshira në zhvillimin e projektit në zonën e Zvërnecit. Përveç kontrollit, një vendim i Gjykatës së Posaçme i autorizonte agjentët për sekuestrimin e çdo dokumenti, kompjuteri apo telefoni në lidhje me projektin, për të cilin kryeministri deklaronte se do ta shndërrojë Shqipërinë në një destinacion të turizmit elitar.

Por dokumentet e para nga “shteg.org” tregojnë se operacionet dhe transaksionet për marrjen nën kontroll të tokës kanë nisur shumë kohë më përpara dhe në to nuk ka asgjë që lidhet me familjen Trump, po ashtu as me miliarderët nga Katari. Në to përfshihen biznesmenë kontroversë, persona të besuar, por edhe kompani vendase si Kastrati Group.

Transfertat e parave, por edhe shitjet e tokave, që besohet se janë në vlerën e rreth 220 milionë eurove, duket se kanë qenë një indicie që Prokuroria e Posaçme të regjistrojë procedimin penal për akuza që kanë të bëjnë me “pastrimin e parave” dhe “grupin e strukturuar kriminal”.

Kur në media u transmetua lajmi se SPAK ka vendosur në sekuestro preventive llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, e përfshirë në projektin e zhvillimit në zonën e Zvërnecit, zyra e shtypit i tha “shteg.org” se në këtë fazë të hetimit nuk kanë asnjë informacion për ta ndarë me publikun.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Gjykata e Posaçme, ndërsa kompania Kastrati Group, South Adriatic Development, por edhe aktorët Enkes Hysendhima dhe Pëllumb Petritaj nuk iu përgjigjën pyetjeve për koment në lidhje me kontrollet e kryera dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Dokumentet e referuara përshkruajnë një zinxhir transaksionesh të shpejta dhe të shumëfishta pronash në zonën e Zvërnecit, ku sipërfaqe të mëdha toke kanë kaluar në mënyrë të përsëritur nga një subjekt te tjetri brenda një periudhe të shkurtër kohore. Lëvizjet e pronësisë, sipas dokumenteve, shoqërohen me kontrata të njëpasnjëshme, ndërmjetësime të ndryshme dhe ndryshime të ndjeshme të vlerës së tokës, duke krijuar një tablo komplekse të qarkullimit të pasurive në një zonë të destinuar për zhvillim strategjik turistik.

Transaksionet e dyshimta

Një muaj pasi kishte regjistruar kompaninë “South Adriatic Development”, më 20 nëntor 2021, Redi Struga arrin të nënshkruajë një kontratë për blerjen e një sipërfaqeje prej 1,089,150 m², e ndodhur në zonën kadastrale 3951, Zvërnec, Vlorë, me Artur Shehun. Kontrata e shitjes është nënshkruar në Vlorë. Pronari, për të cilin kadastra garantonte dokumente të pastra, përfaqësohej nga Leonard Bishaj. Vlera e shitjes mes palëve ishte përcaktuar në 2,400,000 euro.

Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se ky nuk ishte transaksioni i vetëm që Struga nënshkroi në ato vite për të blerë sipërfaqe tokash nga pronarët lokalë, të cilat më vonë janë transferuar te kompania që sot zotëron zonën e Zvërnecit. Kjo jo vetëm për shkak të lejeve zhvillimore të miratuara nga shteti shqiptar, por edhe të sipërfaqeve të tokave të cilat i kanë blerë ndër vite, atëherë kur ende nuk kishte një propozim qoftë nga dhëndri i presidentit amerikan Kushner, por as nuk dihej se kush ishin supermiliarderët nga Katari.

“Nga përmbajtja e vendimeve gjyqësore rezulton se konfliktet janë akoma në procese gjyqësore, duke mos pasur vendimmarrje të formës së prerë, ku edhe për pasurinë me nr. 262, zona kadastrale 1007, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka shërbyer për regjistrimin e pasurive, është prishur nga Gjykata e Lartë. Nga përmbajtja e këtyre vendimeve gjyqësore citohen edhe dokumente të përdorura përgjatë proceseve, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara”, thuhet në dokumentet e para nga “shteg.org”.

Në krijimin e dyshimeve në lidhje me mënyrën e marrjes së këtyre pronave, dokumentet sugjerojnë dosje gjyqësore dhe çështje të tjera, ku shtetasi Pëllumb Petritaj është dënuar dhe ka pasur procese të shumta gjyqësore në lidhje me falsifikimin e dokumenteve për prona që lidhen me shtetasin Artur Shehu. Petritaj rezulton në proces gjyqësor edhe për përdorim të dokumentit të falsifikuar në lidhje me këto prona, referuar vendimit nr. 151, datë 27.06.2024, të Gjykatës së Lartë.

“Veprimet e kryera ndër vite ndërmjet Artur Shehut dhe Redi Strugës tregojnë për lidhje dhe interesa të përbashkëta mes tyre dhe këto veprime janë të koordinuara dhe të kontrolluara në kohë”, thuhet në një dokument të parë nga “shteg.org”.

Por kjo nuk është prona e vetme që Struga ka blerë nga Artur Shehu.

Dokumentet tregojnë se më 21 nëntor 2025, sërish Redi Struga, por tashmë në emër të kompanisë Albania Land Development, një kompani kjo e krijuar sërish një muaj më parë, por tashmë duke përfshirë si aksionerë edhe dy biznesmenë nga Katari, nënshkruan një kontratë premtimi për sipërfaqen prej 1,028,641.67 m² me një vlerë prej 5,500,000 eurosh.

Gjashtë muaj më vonë, shitja realizohet, por me një çmim 24 herë më të lartë. Toka e Artur Shehut shitet për një çmim prej 122 milionë eurosh. Dokumentet flasin se kompania gjatë kësaj kohe ka blerë edhe prona të tjera, por që sërish poseduesit e tyre lidheshin me njerëz të afërt të Artur Shehut, si Pëllumb Petritaj dhe fëmijët e tij, në emër të të cilëve ishte regjistruar prona e përfituar, që më parë ishte përfituar nëpërmjet vendimeve të kontestuara dhe që kanë qenë objekt i hetimeve të organeve ligjzbatuese.

Pasi pronat regjistroheshin me shpejtësi të dyshimtë në Kadastër, niste faza e dytë: koordinimi për shitjen dhe shkëmbimin e tyre. Për llogari të Artur Shehut, në terren lëviznin shtetasit Leonard Bishaj, Pëllumb Petritaj dhe Enkes Hysendhima.

Rezulton se avokati ka marrë pjesë aktivisht në koordinimin e personave të ndryshëm për shitjen e pronave të shtetasve Ferdinant Sulaj dhe Artur Shehu, megjithëse ligjërisht nuk rezulton të jetë përfaqësues zyrtar i ndonjërës prej palëve.

Besohet se nëntë kontrata të dyshimta janë lidhur mes nëntorit 2025 dhe majit 2026, përfshirë një marrëveshje mes kompanive “Albania Land Development”, e administruar nga Redi Struga, dhe “Zvërnec South Adriatic Development”.

Por Struga nuk është personi i vetëm i përfshirë në transaksionet dhe ndërmjetësimet e blerjes së pronave në Zvërnec. Dokumentet tregojnë se njerëz të kompanisë Kastrati kanë ndërmjetësuar në blerjen e pasurive, për të cilat, përveç parave, shitësit e pronave kanë përfituar edhe makina të tipit Benz C-Class me vlerë 220,000 euro.

Referuar materialeve, rezulton se në fund të vitit 2021 dhe më vonë, jo vetëm Redi Struga, por edhe përfaqësues të kompanisë Kastrati Group janë të përfshirë në blerjen e tokave, duke joshur banorët e zonës, si dhe duke bërë “marrëveshje” me njerëz të lidhur me Shehun.

Kastrati që në krye të herës

Një prej banorëve ka pranuar për organet ligjzbatuese se kishte përfituar mbi 1 milion metra katrorë në Dalan të Zvërnecit, me kushtin që 1/6 t’i jepej Artur Shehut si shpërblim për shpenzimet që Pëllumb Petritaj kishte bërë për nxjerrjen e dokumenteve.

Banori më pas ka ndarë sipërfaqen në dy parcela kadastrale, me sipërfaqe 94,500 m² dhe 60,500 m², të cilat më pas i ka shitur për një vlerë rreth 2 milionë euro, dy apartamente, një dyqan dhe disa garazhe. Për të realizuar transaksionet është takuar dy herë me Artur Shehun, një herë në Nicë të Francës dhe një herë në Majorka të Spanjës.

Dyshohet se prona i ka kaluar kompanisë Kastrati dhe banori i zonës ka komunikuar me një person të quajtur Ridgers. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe një takim me Musa Kastratin.

“Takimi ishte lënë për në javën pasuese, por me shkëputjen e komunikimit personi nuk besonte se do të zhvillohej më”, thuhet në dokumentet e para nga “shteg.org”.

Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve për koment të dërguara, por Agjencia e Zhvillimit të Territorit deklaroi se e gjithë prona ku do të zhvillohet projekti i resortit turistik tashmë është në pronësinë e kompanisë “Albania Land Development”.

Dokumentet tregojnë se kompania ka blerë një sipërfaqe prej 2,530,150 m² me një çmim prej 141,177,400 euro. Edhe pse transaksionet janë realizuar në një periudhë shumë të shkurtër kohore, çmimet e shitjes për metër katror kanë një luhatje të madhe, duke nisur me një çmim prej 5.73 euro dhe duke përfunduar me një kontratë në maj 2026 me 111.10 euro.

Në dokument evidentohet se shtetasi Enkes Hysendhima ka marrë pjesë aktivisht në koordinimin e personave të ndryshëm për shitjen e pronave të Artur Shehut, megjithëse ligjërisht nuk rezulton të jetë përfaqësues zyrtar i ndonjërës prej palëve.

Personi që udhëzon dhe koordinon veprimet për pasuritë komunikon drejtpërdrejt me noteren për rifreskimin e hartave dhe tregon “skemën” se si origjina e pronës mbetet fiktivisht vendimi i komisionit, ndërkohë që përfitimi bëhet përmes kontratave të mëdha të shkëmbimit.

Redi Struga nuk iu përgjigj pyetjeve për koment, ndërkohë që projekti i zhvillimit të një resorti turistik në vend është kthyer në një nga çështjet më të debatueshme në Shqipëri.

Projekti i planifikuar në Zvërnec është përmendur nga qeveria si një nga investimet më të mëdha të propozuara në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe ka qenë objekt debatesh publike, kundërshtimesh nga organizata mjedisore dhe mosmarrëveshjesh të vazhdueshme mbi statusin e pronësisë së tokave në zonë.

“Kjo e SPAK-ut ka dy pjesë: pjesën pozitive që i takon SPAK-ut dhe pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me apo pa të drejtë, dhe i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe e nxis këtë hetim”, tha kryeministri Rama në një konferencë për shtyp në prani të Presidentit të Këshillit Europian.

Njëkohësisht, kryeministri doli “garant” i legjitimitetit të investitorëve, duke iu referuar këtyre të fundit si “investitorë me reputacion të padiskutueshëm”.

“Investitorët që sot janë zotëruesit e pronës sipas legjislacionit shqiptar janë investitorë me reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare për të përcjellë pagesën janë investiguar imtësisht nga Agjencia e Pastrimit të Parave dhe kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global”, deklaroi kryeministri.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë