Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e pagave/ Jasharaj thotë se po bëhen për çështje votash: Të pamjaftueshme dhe të papranueshme

06/11/2024 - 18:05
në Kryesore, Lajme
A A
Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj: Kam frikë se do të përsëritet situata e 2022-tes me grevë në arsim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari, shprehet kritik ndaj Qeverisë së Kosovës.

Kjo krejt pasi që qeveria aktuale, së fundmi bëri një rritje në sektorin publik, ku kjo rritje do të hyjë në fuqi që nga 1 janari të 2025-tës.

Jashari shprehet për Gazetën Blic se një rritje e tillë është e pamjaftueshme, ironike dhe të papranueshme për SBASHK-un, e që sipas tij mund të lexohet edhe si veprim për vota.

“Një rritje e papritur por e pritur me zhgënjim, dhe nuk është dashur të ndodhë kështu, ngase Qeveria Kurti ka deklarur se ka mjaft buxhet dhe është dashur ta bëjmë një lëvizje që në këtë muaj, tetor, që të mos i vie era dhe mos të lexohet nga dikush tjetër se në janar po bëhet, sepse janari do të jetë një muaj i tërë i fushatës zgjedhore ku mund të lexohet se në janar u bë një rritje qoftë edhe kjo ironike në mos po fitohet ndonjë votë me këto lëvizje të pagave, që janë tepër të pamjaftueshme, ironike dhe të papranueshme për SBAShK-un”, tha Jashari në një prononcim dhënë për GazetaBlic.

Mbi këtë rritje kryetari i SBAShK-ut vë dyshim.

“Por, t’i thuhet punëtorëve të sektorit publik se do t’ua rrisim pagat duke ua lëvizur koeficientin, dyshimet janë të natyrshme, kur këta e përmendin edhe korrikun që është shumë pas zgjedhjeve dhe nuk dihet  se kush do ta zgjedh Kosovën, atëherë dhe e keqja më e madhe për ta bërë një lloj propagande të keqe është edhe kur njerëzit nga institucionet formojnë një tabular duke mos e paraqitur janarin me atë 0.5 ose 55 euro, por e japin tabelarin se si do të do të duken pagat në korrik kur gjoja se qeveria po lëviz më ua shtu të gjithëve një koeficent”, deklaroi Jashari.

Ndër të tjera, kreu i SBASHK-ut thekson se janë në proces e sipër dhe se nëse nuk ndryshon asgjë, do të kemi edhe veprime sindikale.

“Ne kemi shpërndar në të gjithë institucionet që nga çerdhet e deri në universitetet deklarime duke kërkuar nga anëtarësia që ajo ta thotë fjalën e vet se a do të vazhdohet kështu me dialog me komunikim me letra, me shkresa apo ndoshta anëtarësia dikur bëhet mjaft dhe do të kërkojë nga ne edhe veprime sindikale, cilat do veprime që anëtarësia vendos t’i bëjmë ne, do t’i bëjmë”, shtoi ai.

Ajo çka do ta shtyjë këtë sindikatë drejt veprimeve të tyre është edhe ‘injorimi’ siç e tregon Jashari, që po i bëhet nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ministrja Nagavci sillet në mënyrë të çuditshme , sillet edhe në kundërshtim me rregullat, sillet si kundërshtuese e SBAShK-ut, këtë e tregoi edhe me rastin e kontratës së re kolektive, pasi që ishte punuar drafti, pasi që kishte qenë edhe në diskutim publik në mes anëtarësisë e lutem me shkresa që ajo ta pranojë në mënyrë solemne, ajo nuk doli fare dhe as më keq nga 2 tetori e këtej nuk e kemi asnjë informatë, asnjë shkresë nga ajo së paku të jetë zyrtare mohimi i saj se është kundër kontratës. Pra edhe kontrata mund të jetë element shumë kyç që do të ndikojë se anëtarësia jonë të kërkojë veprime sindikale të cilat nuk i deshirojmë”, përfundoi Jashari.

JU REKOMANDOJMË

Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën
Kryesore

Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

28/05/2025 - 22:56
Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit
Lajme

Alarmon Ibrahimi: Qeveria po e shtyn ekonominë drejt kolapsit

28/05/2025 - 22:29
FSK thellon bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e kërkimeve ushtarake
Lajme

FSK thellon bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e kërkimeve ushtarake

28/05/2025 - 22:25
Nushi: Koncentrohu kryeministër, për 4 vjet the se e ke largu ndikimin serb, sot thu se Serbia ka ndiku në zgjedhje
Lajme

Nushi në humor të mirë: Këta të VV-së që dinë anglisht nuk dinë me vjedh, çfarti, këta veç me zhvillu vendin dinë

28/05/2025 - 22:02
Konjufca dënon sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës: Dhuna s’ka qenë zgjidhja kurrë, autorët të marrin dënimin meritor
Lajme

“Glauk Konjufca për Ministri të Punëve të Jashtme, jo për Prishtinën”

28/05/2025 - 21:50
“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
Lajme

Dëshmitari kundër UÇK-së në Speciale tha se i kanë bërë “magji të zezë”, Mehmetaj: Veç ndalnu pak dhe mendoni

28/05/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Sulmet pas intervistimit të Pecit, reagon Shoqata e Prokurorëve: Po rrezikohet drejtësia

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ministri i dorëhequr Krasniqi i bën një nder të fundit këshilltarit të tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë