Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

12/07/2026 - 20:25
në Lajme
A A
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 17 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 6 raste dhe Fushë-Kosova me 5 raste. Ndërsa, në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq janë raportuar nga dy raste, kurse nga një rast është regjistruar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

Mjekët në Kosovë vazhdimisht kanë berë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, pasi sipas tyre, kjo ka ndikuar që numri i këtyre rasteve të shtohet.

Por, pavarësisht thirrjeve të mjekëve, është një numër i prindërve që “nuk u besojnë” institucioneve shëndetësore.

Për këtë shkallë të mosbesimit të tyre kanë folur psikologë dhe sociologë, që tregojnë mënyrën se si dezinformatat po ndikojnë te disa prindër kosovarë.

Psikologia Ema Jashari Skeja për klankosova.tv ka komentuar arsyet e mosvaksinimit të fëmijëve nga ana e prindërve.

Ajo tha se prindërit po ndikohen nga dezinformatat në lidhje me vaksinat që shpërndahen në rrjetet sociale.

“Një nga arsyet kryesore pse disa prindër nuk i vaksinojnë fëmijët është frika. Kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijës, prindërit ndikohen shumë lehtë nga informacionet që dëgjojnë në rrjete sociale, nga familjarët apo nga rrethi. Shpesh një rast i treguar në mënyrë emocionale ndikon më shumë sesa një shpjegim profesional.Te ne, ende ka shumë dezinformata rreth vaksinave, sidomos rreth vaksinës kundër fruthit. Vazhdon të përmendet gabimisht lidhja e saj me autizmin, edhe pse kjo është hedhur poshtë prej kohësh nga studimet shkencore”, tha fillimisht ajo.

Ajo e listoi edhe mosbesimin ndaj institucioneve si një nga arsyet e këtij fenomeni.

“Një arsye tjetër është edhe mosbesimi ndaj institucioneve. Kur qytetarët nuk kanë besim të plotë te sistemi shëndetësor apo te institucionet në përgjithësi, ky dyshim bartet edhe te procesi i vaksinimit. Gjithashtu, vetëm thirrja “vaksinojeni fëmijën” nuk mjafton. Prindërit kanë nevojë që dikush t’i dëgjojë, t’u përgjigjet në pyetje dhe t’ua sqarojë qartë përfitimet dhe efektet e mundshme anësore.Mendoj se prindërit nuk duhet të gjykohen, por të informohen më mirë. Komunikimi i qartë, i afërt dhe i vazhdueshëm nga pediatrit dhe profesionistët shëndetësorë është mënyra më e mirë për ta rikthyer besimin”, përfundoi ajo.

Edhe sociologia, Flaka Ymeri beson se përhapja e dezinformatave rreth vaksinave luan rol kyç në vendimin e prindërve për mosvaksinim të fëmijëve.

“Mosvaksinimi i fëmijëve është një fenomen kompleks që ndikohet nga faktorë të ndryshëm socialë, kulturorë dhe informativë. Një ndër arsyet kryesore është përhapja e dezinformatave dhe informacioneve të pasakta në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, të cilat shpesh krijojnë frikë dhe pasiguri tek prindërit. Gjithashtu, mungesa e njohurive të mjaftueshme mbi rëndësinë e vaksinimit dhe pasojat e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina mund të ndikojë në vendimmarrjen e tyre. Në disa raste, prindërit mund të kenë edhe shqetësime personale ose bindje të caktuara që i bëjnë hezitues ndaj vaksinimit”.

Në anën tjetër, Ymeri thotë se mosbesimi i qytetarëve te institucionet lind si mungesë e informacionit të qartë dhe përhapjes së teorive konspirative si dhe ndikimit të burimeve jozyrtare të informacionit.

Ajo tha se ‘është thelbësore që institucionet shëndetësore të zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm, transparent dhe të bazuar në prova shkencore, duke forcuar dialogun me qytetarët dhe duke adresuar shqetësimet e tyre’.

“Besimi në institucionet shëndetësore është i lidhur ngushtë me transparencën, komunikimin dhe përvojat e qytetarëve me këto institucione. Mosbesimi mund të lind si rezultat i mungesës së informacionit të qartë dhe të kuptueshëm, përhapjes së teorive konspirative, si dhe ndikimit të burimeve jozyrtare të informacionit. Për më tepër, nëse qytetarët perceptojnë se institucionet nuk komunikojnë në mënyrë të hapur ose nuk adresojnë shqetësimet e tyre, niveli i besimit mund të ulet. Prandaj, është thelbësore që institucionet shëndetësore të zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm, transparent dhe të bazuar në prova shkencore, duke forcuar dialogun me qytetarët dhe duke adresuar shqetësimet e tyre në mënyrë profesionale.

Vaksinimi mbetet një nga masat më efektive të shëndetit publik për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit në përgjithësi”, përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë