Sot, në ditën e dhjetë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e 11-të do të jetë edhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli. Derisa zgjedhje e dhjetorit ai kishte siguruar rreth 19 mijë vota, në zgjedhjet e fundit arriti të marrë 52,974 vota.
Lidhur me këtë ai ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Postimi i plotë:
Shumë të dashur qytetarë,
Faleminderit 382,865 herë!❤️
Faleminderit për çdo votë, çdo mesazh, çdo bashkëbisedim! Faleminderit aktivistëve që punuan pa pushim dhe vullnetarëve që dhanë kohën e tyre! Faleminderit përulësisht familjes sime dhe shokëve e shoqeve që më mbështetën gjatë gjithë kësaj kohe!
Kjo përkrahje më jep më shumë përgjegjësi. Tash, vazhdojmë punën.














