Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konstatojë se dekreti i presidentes Osmani ishte anti-kushtetues dhe pa bazë kushtetuese.
Ai ka thënë se aktgjykimi ka dhënë mundësi për zgjedhjen e presidentit dhe sipas tij, partitë politike duhet të gjejnë konsensus për një marrëveshje për të shmangur zgjedhjet.
Rrustemi në një prononcim për Tëvë1, ka thënë se LVV ka vullnet për arritjen e një marrëveshje dhe se do t’i aktivizojnë takimet me liderët e partive opozitare, mbi bazën e ftesës që u ka dërguar Kurti.
“Duhet të fillojnë konsultat e mes partive politike që të gjejnë konsensusin që vendit t’i japim president dhe të shmangim këtë krizë. Mbi bazën e ftesës që kishte bërë kryeministri Kurti drejtuesve të partive opozitare, duhet t’i aktivizojmë këto takime me mirëbesim, sinqeritet dhe me qëllimin e mirë për ta zgjedhur presidentin”, ka thënë Rrustemi.
Gjykata Kushtetuese ka thënë afat 34 ditë për zgjedhjen e presidentit duke theksuar se dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka paraqet efekt juridik.













