Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rukiqi: Rritja ekonomike sivjet më e vogla që nga paslufta, krizat politike po i largojnë investitorët

05/08/2023 - 16:52
në Ekonomi
A A
Rukiqi: Rritja ekonomike sivjet më e vogla që nga paslufta, krizat politike po i largojnë investitorët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se këtë vit do të ketë rritje më të ulët ekonomike që nga pas lufta, kjo pasi sipas tij, Qeveri nuk ka iniciuar asnjë projekt, i cili do ta nxiste zhvillimin ekonomik të vendit.

Rukiqi tha se kjo Qeveri jo vetëm që nuk është duke nxitur zhvillim ekonomik por, sipas tij, janë edhe duke linçuar e kërcënuar bizneset private. Ai shtoi se Qeveri me veprimet e saja, duke shkaktuar kriza politike ka ndikuar që Kosova të mos jetë fare atraktiv për investime të huaja.

Ai shtoi se deri më tani është pakënaqësia më e madhe që kanë pasur qytetarët me rrjedhjen e zhvillimit ekonomik.

“Është pakënaqësia më e madhe deri tani me rrjedhjen e zhvillimit ekonomik dhe efekteve që i prodhon zhvillimi ekonomik pasi që kjo Qeveri as nuk qasje zhvillimore as nuk ka ndonjë ide se si të bëhet një zhvillim i qëndrueshëm ekonomike dhe për më shumë nuk e ka as një projekt as një instrument i cili do ta nxiste zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), po ashtu theksoi se nga takimet që kanë pasur me sektorët e ndryshëm kanë vërejtur se ka pakënaqësi me zhvillimin ekonomik, e që sipas tij, viti 2023 do të jetë ndër vitet me rritjen më të ulët ekonomike të pas luftës.

“Nga bisedat që ne i kemi pasur me sektor të ndryshëm kemi vërejtur që ka një pakënaqësi të madhe me zhvillimet këtë vit unë mendoj që do të jetë një ndër vitet me rritjen më të ulët ekonomike të pas luftës. Nga ajo që shohim, vetëm një indikator ta përmendi në normat të interesit të bankave për depozita janë më të larta që kanë qenë ndonjë herë në historinë e vendit. Çka tregon kjo tregon që ka mungesë të likuiditetit, pra ka mungesë të depozitave në banka, pra ekonomia nuk po prodhon mjaftueshëm para që të ketë edhe likuiditet, i cili nuk do të ishte pastaj një çështje”.

“Unë mendoj që më urgjencë duhet që të adresohet kjo. Nga vjen mungesa e likuiditetit, vjen nga mungesa e investimeve kapitale, vjen nga qarkullimi më i ulët i bizneseve për shkak se në nuk i kemi edhe ndonjë siguri edhe prej investimeve private. Gjitha shenjat na tregojnë se këtë vit do të kemi ulje të eksporteve, unë mendoj që qeveria duhet me adresuar me urgjencë perëndeshe futemi në një fazë shumë të vështirë ekonomike e cila pastaj lenë pasoja në gjenerata”, tha ai.

Rukiqi shtoi se nga deputetë e zyrtarë po linçojnë e kërcënjojnë ndaj bizneseve private, ku sipas tij, kjo është gjuhë e cila është parë vetëm në vendet të cilat kanë një sistem diktatorial.

“Jo ndërhyrje po ka kërcënime dhe linçime. Shikoni statuset e deputetëve të VV-së ndaj kompanive private  janë thirrje për linçim, janë edhe thirrje për mbyllje të bizneseve etiketime si piramida mafioze. Kjo është gjuhë e cila është parë vetëm në vendet të cilat kanë një sistem diktatorial dhe ne e dimë se si kanë përfunduar ato vende, ne e dimë se si ka përfunduar ekonomia e tyre, ne e dimë se si kanë përfunduara qytetarët e atyre vendeve, të cilëve një mundësi më e vogël që ju është dhënë kanë lënë vendin ka ikur. Nëse nuk kemi edhe këtu ndryshime, nëse nuk i ndërpritet rruga e pa krye e kësaj qeveri ne do ti kemi këto pasoja”, tha ai.

Rukiqi u shpreh i shqetësuar edhe mungesën e investimeve të huaja, duke shtuar se Qeveri me veprimet e saja duke shkaktuara kriza, ka ndikuar edhe që Kosova të mos jetë fare atraktiv për investitorët.

“Që një vit kryeministri ka folur për luftë, pastaj ka shkuar në Amerikë ka bërë thirre për investime, pastaj ka thënë që ne jemi vendi me demokratik. Paralel me këtë ka bërë politika që pastaj sot kanë reflektuar në mënyrën e mediumeve, apo në tendencën për mbylljen e mediumeve. Pastaj kriza pas krize, nëse t’i i sulmon bizneset këtu që janë, si mund të pritesh, çfarë mesazhi dërgon tek investitorët e huaj. Imazhi aktual është një gjitha vendet në botë që Kosova është vend me rrezikshmëri të larët politike, shto këtu edhe këtë që disa po shohin mundësi edhe të ndonjë konflikti”.

“Realisht këto janë probleme serioze, qeveri ka thënë që me shkop magjik do ta sjell sundimin e ligjit, do ta luftoj korrupsionin, Departamenti Amerikan i Shtetit e thotë të kundërtën që mesë tjerash edhe në këtë pikë kemi dështuar. Ka shumë faktor derteminues që ka dështuar kjo qeveri, kjo ka ndikuar edhe në atë që në të mos jemi fare atraktiv për investime të huaja”, .

JU REKOMANDOJMË

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi
03/11/2026 - 16:44

Kompania e njohur e udhëtimit Barileva Reisen ofron një mundësi jashtëzakonisht të mirë dhe me superçmim për të vizituat Stambollin dhe Selanikun me vetëm 59 euro për person,...

Më shumëDetails

Ja sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për investime kapitale sipas GAP-it

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
01/11/2026 - 10:21

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të...

Më shumëDetails

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
31/10/2026 - 20:18

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026. Sipas njoftimit tëASK’së,ka pasur rritje të...

Më shumëDetails

30/10/2026 - 22:07

Kompania e njohur e ndërtimit Dijari SHPK ofron hapësira moderne banimi në kompleksin Film City Residence në lagjen Arbëria, raporton Gazeta Online Veriu.info. Kjo hapësirë është e ndërtuar...

Më shumëDetails

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova
29/10/2026 - 21:58

Kompleksi banesor më i mirë dhe më moderni që po ndërtohet në Prizren “Lidhja Residence” këtë vit do të jetë sponsor gjeneral i Big Brother VIP Kosova, shkruan...

Më shumëDetails

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të
29/10/2026 - 12:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë