Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën

20/02/2025 - 22:31
në Kryesore, Lajme
A A
Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shpreson se nuk do të ketë “vendime dramatike” sa i përket politikës amerikane në Kosovë dhe rajon.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Nga krejt çka unë po kuptoj nga sistemi amerikan, është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin gjithmonë. Sllovakët, Holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike,” ka thënë Rutte, duke u përgjigjur në pyetjen nëse i frikësohet ndryshimeve të politikës amerikane, sidomos sa i përket trupave të SHBA-së që janë në kuadër të KFOR-it.

Këto cilësime sekretari i përgjithshëm i aleancës i nxori gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Comenius në Bratisllavë të Sllovakisë.

Njëri nga udhëheqësit e organizatës më të madhe ushtarake në botë ka nënvizuar rëndësinë që vëmendja e perëndimit të jetë e fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo është në interes të gjithë NATO-s.

“Sigurisht, ne e dimë se ka disa çështje që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi fokusin tek marrëdhëniet në rajon. Ne po përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse është një rajon që ka një histori të jostabilitetit. Fatmirësisht, tani për shumë vite, kemi një stabilitet të qëndrueshëm në atë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, dhe ne duhet ta ruajmë atë,” ka vlerësuar Mark Rutte.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, njeriu i parë i NATO-s ka thënë se ndonëse nuk ka përfunduar numërimi i votave, duket se do të nevojitet të formohet një qeveri koalicioni.
Formimi i koalicioneve, sipas tij, është pjesë e procesit normal politik e demokratik.

JU REKOMANDOJMË

Rozeta Hajdari del para gjykatës për rastin e “Rezervave Shtetërore”
Lajme

Rozeta Hajdari del para gjykatës për rastin e “Rezervave Shtetërore”

13/01/2026 - 10:24
Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar
Lajme

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, grabiten para dhe ari brenda një shtëpie

13/01/2026 - 10:11
“Në mes të Ushtrisë më të fuqishme në botë”, Osmani shpërndan pamje nga West Point (VIDEO)
Kryesore

“Në mes të Ushtrisë më të fuqishme në botë”, Osmani shpërndan pamje nga West Point (VIDEO)

13/01/2026 - 09:43
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Zhduket një grua në Mitrovicë

13/01/2026 - 09:24
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Tronditet Deçani, plagosen tre persona

13/01/2026 - 08:55
Lajme

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

13/01/2026 - 08:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ja momenti interesant kur Alba i kap mat (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dihen emrat e tre të dyshuarve për tentim-vrasjen e afaristit Jeton Buquku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Hisen Berisha, Abdixhikut: Lumir ke shkuar larg, e paske kaluar vijën rëndë!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë